Connect with us

Australia

Tension diplomatik midis Australisë dhe Turqisë pas deklaratave të Erdoganit

Published

on

Tension diplomatik midis Australisë dhe Turqisë

Tension diplomatik midis Australisë dhe Turqisë pas deklaratave të Erdoganit. Kryeministri i Australisë, Scott Morrison deklaroi sot (23/03) se ka ndërmend të thërrasë Ambasadorin Turk në Kambera për ti shprehur atij pakënaqësinë dhe notën e protestës pas deklaratave të bëra nga Presidenti Turk, Rexhep Taip Erdogan.

Presidenti Turk ka bërë disa deklarata në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale në vendin e tij. Ai kishte konsideruar masakrën në Christchurch të Zelandës së Re si pjesë të një komploti kundër Ankarasë dhe një shenjë të ndjenjës anti-myslimane e cila po zgjerohet.

«Këto komente më duken shokuese» dhe «ofenduese» dhe «do të thërras nesër Ambasadorin Turk për të diskutuar mbi këtë çështje». Këto fjalë kishte thënë Scott Morrison gjatë një interviste në kanalin televiziv ABC News.


Më të lexuarat