Connect with us

Lajme

Tension mes Britanisë dhe Egjiptit për një gurë

Published

on

Tension mes Britanisë dhe Egjiptit për një gurë nga Piramida e madhe2

Disa ekspertë egjiptianë kanë intensifikuar një konflikt diplomatik me Britaninë. Kjo ka ndodhur pasi ata kërkuan të kontrollojnë certifikatat  e posedimit të disa objekteve që do të ekspozohen në Muzeun e Skocisë.

Muajin e ardhshëm do të ekspozohet në Muzeun e Edinburgut një gurë 4500 vjeçar, i cili thuhet se është hequr nga Piramida e Gizës. Kjo është hera e parë që ekspozohet ky objekt që nga arritja e tij në këtë qytet gjatë vitit 1872.


Tension mes Britanisë dhe Egjiptit për një gurë nga Piramida e madhe3

Zyrtarët egjiptianë pretendojnë se ky gurë mund të ketë arritur në Britani në mënyrë të jashtëligjshme.

Departamenti Egjiptian i riatdhesimit të antikiteteve deklaroi, se zyrtarët e saj mund të vizitojnë Skocinë për të kërkuar certifikata pronësie. Gjithashtu në të njëjtën kohë dhe të kontrollojnë dokumentet e të gjitha objekteve të ekspozitës.

Ministria e Antikiteteve i është drejtuar Ministrisë së jashtme të Egjiptit për të marrë masat e duhura, ku i ka kërkuar të komunikojë me autoritetet e Skocisë dhe muzeun. Ministria e antikiteteve ka kërkuar certifikatë pronësie për gurin por dhe mënyrën se si ai doli jashtë territorit të Egjiptit.

Vjet qeveria greke i kishte shkruar Ministrit të Kulturës duke i kërkuar atij negociata për kthimin e statujave të Parthenonit. Bëhet fjalë për vepra antike, të cilat ekspozohen në Muzeun Britanik.

Gjatë muajit dhjetor arritën në marrëveshje për kthimin e Benin Bronzes, të cilat janë disa statuja nga Nigeria që ekspozohen në Muzeun e Britanisë.

Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report