Connect with us

Bota

Tensioni midis SHBA-së dhe Turqisë vazhdon por procesi i dorëzimit të F-35 nuk është anuluar

Published

on

Tensioni midis SHBA-së dhe Turqisë vazhdon por procesi i dorëzimit të F-35 nuk është anuluar

Kësaj radhe, shkaku i tensionit është një deklaratë e State Departament për sa i përket përmbajtjes së takimit të Ministrit të Jashtëm Turk, Mevlüt Çavusoglu me homologun e tij, Mike Pompeo, në Uashington.

Në një deklaratë me shkrim, të cilën e kishte dhënë përfaqësuesi i State Department, nënvizohej se Pompeo kishte paralajmëruar Çavusoglu-n për pasojat shkatërruese të një aksioni njëanësh në Sirinë Verilindore. Gjihtashtu, sipas Paladino-s ishin parashtruar dhe çështje në lidhje me shtetasit Amerikanë që mbahen në burgjet e Turqisë.

Në fund, pala Amerikane kishte shprehur shqetësimin e saj në lidhje me blerjen e sistemit antiajror Rus, S-400, nga Turqia.

Luftë deklaratash në lidhje me takimin Pompeo – Çavosuglu

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoi, kishte reaguar menjëherë për shkak të kësaj deklarate duke theksuar se ishte e qartë që ajo ishte shkruar përpara zhvillimit të këtij takimi. Si pasojë, siç thekson ai, nuk ka asnjë lidhje me përmbajtjen e takimit. Në të njëjtën kohë, i referohet disa çështjeve që nuk janë diskutuar fare.

Është bërë e ditur nga burime të sigurta se forcat ajrore Turke kanë sulmuar pozicionet e PKK-së në veri të Irakut. Këtë lajm e kishte konfirmuar dhe Ministria Turke e Mbrojtjes.

Blerja e sistemit S-400 mbetet akoma një çështje që prodhon tensione nga të dyja anët, duke shkaktuar dyshime mbi procesin e dorëzimit të këtyre avionëve në Turqi. Turqia është një nga partnerët që kontribuojnë në prodhimin e pjesëve të avionit F-35.

Dorëzimi i avionëve F-35 vazhdon normalisht

Forcat Turke kanë deklaruar sot se koordinimi për dorëzimin e avionëve F-35 ndërmjet Ankarasë dhe Uashingtonit, vazhdohet normalisht. Gjithashtu,  edhe trajnimi i pilotëve Turq në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është ndërprerë.

Turqia nuk ka ndërprerë përgatitjet e saj për pritjen e avionëve F-35, të cilat po zhvillohen në bazën ajrore të  Malatya-s, e cila do të jetë dhe stacioni i avionëve F-35. Ndër të tjera, pala Turke ka shtuar se ajo ka mbajtur të gjitha premtimet në përputhje me standardet e këtij programi.

Një zyrtar i lartë i Pentagonit ka deklaruar se: «Nëse Turqia do të largohej nga zinxhiri i prodhimit të avionit F-35, për shkak të mosmarrëveshjes me SHBA-në mbi blerjen e sistemit S-400 nga Rusia, do të ndikonte në ritmin e prodhimit të avionëve F-35.

Shtetet e Bashkuara kishin ndaluar furnizimin e Turqisë me pajisje që lidhen me këtë avion luftarak. Ky ishte dha hapi i parë për të parandaluar shpërndarjen e këtij avioni në Turqi. Ky reagim kishte ardhur pas insistimit të Turqisë në blerjen e sistemit Rus, S-400.

«Largimi i Turqisë nga programi i prodhimit të këtyre pjesëve do të ndikonte në prodhimin e të paktën 50-75  avionëve gjatë dy viteve të ardhshme». Turqia prodhon rreth 7% të pjesëve të avionit F-35.


Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report