Connect with us

Rusia

Tërmet 6.1 Richter në ishujt Kurile

Published

on

Tërmet 6.1 Richter në ishujt Kurile

Lëkundje sizmike 6.1 gradë e shkallës Richter është regjistruar në ishujt Kurile të Rusisë, në juglindje të gadishullit të Kamçatkas. Ky gadishull gjendet mbi zonën e quajtur “Unaza e zjarrit”, një zonë me aktivitet sizmik të lartë. Lajmi ishte raportuar nga Instituti Gjeologjik Amerikan (USGS).

Epiqendra e këtij tërmeti,  i cili fillimisht ishte raportuar se ishte i shkallës 6,5 Richter, ishte rreth 270 km në lindje të qytetit të vogël të Severo-Kurilsk. Gjithmonë sipas të dhënave të USGS.

Zgjidhja paraprake e Institutit Sizmologjik Evropian-Mesdhetar (EMSC) kishte dhënë tërmetin në 6,1 Richter.

Lëkundjet sizmike kishin goditur zonën me popullsi të pakët të federatës Ruse në orën 10:06 (ora lokale) gjatë ditës së premte.

Gadishulli i Kaçatkas, i cili gjendet pranë ishullit Hokkaido të Japonisë dhe ishujve Kurile, është një ndër zonat më aktive të Rusisë dhe mbarë botës.


Më të lexuarat