Connect with us

Turqia

Tërmet i fuqishëm 6,2 Richter në Turqi

Published

on

rmet i fuqishëm 6,2 Richter në Turqi

Një tërmet i fortë i shkallës 5,8 Richter u regjistrua në Turqi në orën 7:34 (më orën e Shqipërisë). Matja e parë, e cila ishte kryer nga instituti Euro-Mesdhetar kishte transmetuar informacion për një dridhje me magnitudë 6,2 Richter. Mediat Turke bëjnë fjalë për një tërmet të shkallës 6,4 Richter.

Epiqendra e kësaj lëkundjeje sizmike ndodhet rreth 236 kilometra në juglindje të Izmirit dhe 8 kilometra në lindje të provincës Denizli. Thellësia fokale e këtij vibrimi është vlerësuar në 27 kilometra. Deri tani nuk është dhënë asnjë informacion nëse ka patur viktima apo jo. Kjo lëkundje ishte ndjerë në Izmir, Antalya dhe në ishullin Grek të Rodhos.

Dëme dhe të plagosur nga tërmeti i ditës së sotme në Turqi

Tërmeti i fuqishëm, i shkallës 5,6 që ndodhi në krahinën e Denizli, në Turqinë Perëndimore kishte krijuar dëme në disa ndërtesa. Sipas Associated Press të paktën ter persona ishin plagosur.

Sipas kryebashkiakeve dhe guvernatorëve të zonave të goditura, nuk ka asnjë raport për viktima. Informacioni është konfirmuar nga rrjeti televiziv NTV.

Instituti Sizmologjik në Kandili raportoi se tërmeti kishte goditur në orën 09:34 (në orën lokale) dhe kishte një thellësi fokale prej 5 kilometrash. Pas këtij tërmeti kishin pasuar dhe katër tërmete të tjera, më të vogla, të shkallës «prej 3,4 deri 4,2 gradë».

Instituti Amerikan i Gjeologjisë ka njoftuar se ky tërmet kishte një magnitudë pre 5,7 Richter, ndërsa Qendra Evropiane (EMSC) kishte raportuar për 6,4 Richter. Zyrtarët e qyteteve Uchari, ku ishte dhe epiqendra e këtij tërmeti, deklaruan në NTV kishin pësuar dëme rreth 20 ndërtesa. Autoritetet akoma po vlerësojnë situatën. Kjo goditje ishte ndjerë edhe në një pjesë të ishujve të Greqisë.


Më të lexuarat