Connect with us

Politikë

Theocharous nga Brukseli kërkon Ndalim të integrimit për Shqipërinë

Published

on

Godet sërish Theocharous në Bruksel

Kërkon ndalimin e menjëhershëm të integrimit të Shqipërisë ne BE. Ajo ka lëshuar një deklaratë përsëri ne sallën e Parlamentit Evropian. Kësaj radhe strategjia e saj ishte pak më e butë nga ajo që përdorte më parë. Por pretendimet dhe retorika e saj nuk kanë ndryshuar aspak.

Euro deputetja e shpallur non grata nga qeveria Shqiptare, zonja Elena Theocharous nga qëndrimi i saj vihet re qartë se politika që po ndjek është ekskluzivisht kundër interesave të shtetit Shqiptar. Madje dhe disa çështje që ajo parashtron nuk qëndrojnë në realitet. Pasi qeveria shqiptare ka njohur minoritetin Grek ndërkombëtarisht. Ata në Shqipëri gëzojnë të drejta të plota pa dallim nga një Shtetas me Kombësi vëndase. Dhe pikërisht fakti që në përputhje me të gjitha konventat ndërkombetare u njihet çdo e drejtë akoma dhe ajo e vet deklarimit apo e votës së lirë indikon gjithka.

Fakte këto që përgënjeshtrojnë haptas çdo pretendim Absurd mbi Reprezaljen apo terrorin e ushtruar nga Shqiptarët mbi minoritarët e Shqipërisë së jugut. Gjë e cila nuk qëndron në realiet por fabrikohet si informacjon i rremë. Pra është më se absurde të flasim për heronj Grekë në 2018 tën. Sidomos brënda republikës demokratike dhe mbi të gjitha paqësore të Shqipërisë. Shqiptarët i duan Grekët dhe Grekët i duan Shqiptarët. Dhe këtë e provojnë dhe faktet të cilat tashmë janë publike dhe në dispozicjon të çdokujt. Qoftë Brënda apo jashtë Europës. Pra Shqipëria në rastin Kaçifas veproi brënda çdo norme apo standarti Europjan.

Theocharous në sallën e parlamentit evropian deklaroi:

Unë si raportuese me hije të dyshimtë karshi këtij raportimi nuk bëra asnjë kundërshtim apo mospëlqim. Këtë e bëra që  të ndihmoj punën e raportuesit për te cilin kam shumë konsiderate. U thanë disa gjëra për Shqipërinë por fatkeqësisht për të gjithë ne këtu. Dje pardje Rama dhe vetëm me një frazë të vetme që tha në Prishtinë hodhi gjithçka në erë. Anuloi gjithçka nga këto që u thanë këtu sot. Është tepër e qartë që qeveria e korruptuar e Shqipërisë vijon aktivitetin e saj kriminal kundër Minoritetit Grek.

Grekët jetojnë në frikë duke ju mohuar të gjitha të drejtat e njeriut. Po vuajnë nga sjellja barbare e autoriteteve Shqiptare. Pasuritë e tyre po shkelen nga vetë shteti. Dhe po pengohet haptas arsimimi i fëmijëve të tyre si edhe përdorimi i gjuhës Greke. Harresa dhe Islamizimi, deformimi i demokracisë dhe spastrimi etnik janë fenomenet që përjetojnë çdo ditë Grekët minoritarë në Epirin e veriut. Një shtet i tille nuk ka asnjë vend në Bashkimin Evropian. Dhe çdo procedurë integrimi duhet të ndalet menjëherë deri sa të respektohen të drejtat e Grekëve në një Shqipëri Demokratike.

Më të lexuarat