Connect with us

Amerika e Jugut

Tragjedi me 10 të vdekur në Rio De Janeiro

Published

on


Sipas informacioneve, ka rënë një zjarr në qendrën e stërvitjes së skuadrës së Flamengos e cila gjendet në Rio De Janeiro të Brazilit. Thuhet se në këtë incident të paktën 10 persona kanë humbur jetën e tyre.


Incêndio no CT do Flamengo deixa 10 mortos

URGENTE: Incêndio no CT do Flamengo deixa 10 mortos. O fogo teria começado no alojamento durante a madrugada desta sexta-feira (8)• Acompanhe a programação da Record TV 24h por dia e as íntegras de todos os programas pelo celular, tablet ou computador no PlayPlus. Acesse: PlayPlus.com #VejaNoPlayPlus

Posted by Record TV on Friday, February 8, 2019

Sipas rrjetit meditativ BBC,  ky zjarr kishte rënë në konviktet e ekipit të të rinjve.

I njëjti burim ka transmetuar se të paktën tre persona janë lënduar nga ky zjarr, i cili kishte shpërthyer në momentin që lojtarët ndodheshin në gjumë.

Zjarrfikësi Donald Henaut tha për Globo News se «Lojtarët e skuadrës së Flamengos po flinin gjumë në momentin që kishte shpërthyer zjarri».

Akoma nuk është qartësuar nëse ndërmjet të vdekurve ka dhe pjesëtarë të kësaj skuadre, dhe shkaqet e shpërthimit të zjarrit nuk janë bërë akoma të njohura për publikun. Flamengo, është një nga skuadrat më të mëdha në Amerikën Latine.


Më të lexuarat