Connect with us

Azia

Tragjedi në Indi, dhjetëra të vdekur nga alkooli i falsifikuar

Published

on

Tragjedi në Indi, dhjetëra njerëz vdesin nga alkooli i falsifikuar

Nëntëdhjetë e pesë njerëz kanë vdekur dhe të paktën 200 të tjerë janë shtruan në spital në Indinë verilindore pas konsumimit të alkoolit të falsifikuar. Sipas autoriteteve lokale kjo ngjarje ndodhi dy javë pas një tragjedie të ngjashme në të cilën kishin mbetur të vdekur mbi 100 njerëz.

«Nga dita e enjte kemi regjistruar 50 të vdekur në qytetin Golagat», deklaroi Diren Hazarika një zyrtar i qytetit që gjendet në shtetin Assam. Në qytetin fqinj Zorhat një tjetër zyrtar i lartë ka konfirmuar vdekjen e 19 personave të tjerë, pas konsumimit të alkoolit të falsifikuar.



Pjesa dërrmuese e këtyre viktimave, midis tyre dhe shumë gra, punonin në plantacionet e çajit në këtë rajon. Kreu i Qeverisë së shtetit Assam ka kërkuar një hetim të gjerë. Nga ana e saj, policia tha se kishte arrestuar një person pasi po shiste alkool të falsifikuar.

Dy zyrtarët e mbledhjes së taksave lokale janë pezulluar pasi nuk kishin marrë masat q duheshin për të parandaluar qarkullimin dhe shitjen e tij.


Tragjedi në Indi, dhjetëra njerëz vdesin nga alkooli i falsifikuar post

Ju rikujtojmë se para disa ditësh, mbi 100 persona kishin humbur jetën e tyre gjatë një fundjave, pas konsumimit të alkoolit të falsifikuar. Shumë të tjerë kishin përfunduar në Spitalet e Indisë veriore. Policia kishte filluar një hetim të gjerë për të zbuluar punishtet ilegale të prodhimit të alkoolit të falsifikuar.

Është vërejtur se qindra indianë të varfër vdesin çdo vit pas konsumimit të alkoolit të lirë, i cili është i përzier me lëndë vdekjeprurëse. Shpesh kontrabandistët shtojnë metanol, i cili është një alkool tepër toksik. Ky alkool shumë shpesh përdoret si antifriz, për t’ju dhënë shije pijeve.

Çdo vit në Indi konsumohen mbi 5 miljardë litra alkool, 40% e të cilit prodhohet ilegalisht, sipas shërbimit kompetent të këtij vendi.


Më të lexuarat