Connect with us

Azia

Tragjedi në Kinë me 21 të vdekur

Published

on

Tragjedi në Kinë me 21 të vdekur

Të paktën 21 njerëz kanë humbur jetën e tyre për shkak të shembjes së një tuneli në një minierë qymyri, në provincën Shaanxi të Kinës veriore.

Bilanci fillestar i viktimave bënte fjalë për 19 të vdekur, por dhe dy trupa të pajetë janë zbuluar gjatë mëngjesit të ditës së diele, duke arritur numrin e viktimave në 21. Ndërkohë 66 persona të tjerë ishin me fat pasi kanë arritur të nxirren jashtë minierës pa dëme. Në këtë moment po kryhen hetime për tu konstatuar shkaqet e sakta të kësaj tragjedie në minierën Baiji Mining.



Sipas Gazetës britanike Guardian, gjatë momentit të aksidentit brenda kësaj miniere gjendeshin 87 persona.

Tragjeditë nëpër miniera janë një fenomen shumë i shpeshtë në Kinë. Janë bërë shumë fushata për përmirësimin e kushteve të punës dhe sigurinë e punonjësve. Paralelisht janë kryer dhe shumë aksione për mbylljen e minierave të jashtëligjshme.

Tragjedi në Kinë me 21 të vdekur post

Sipas një shërbimi publik Kinez  i cili është përgjegjës për sigurinë e Minierave tha se dhe 375 persona të tjerë kishin humbur jetën e tyre në një aksident të ngjashëm gjatë vitit 2017. Numri i viktimave sivjet është ulur rreth 28,7% në krahasim me vitin e kaluar.


Më të lexuarat