Connect with us

Europa

Tragjedi në Krime: Të paktën 10 të vdekur

Published

on

Tragjedi në Krime-Të paktën 10 të vdekur

Njësitë profesionale që kishin arritur në ngushticën e Kerç-it në Krime, kishin tërhequr nga deti 24 persona, 10 nga to cilët ishin të vdekur. Ndërkohë që kërkimet për gjetjen e anëtarëve të tjerë ekuipazhit të anijeve të cilat lundronin me flamuj Tanzanie vazhdohen akoma.



Sipas informacjoneve paraprake, në njërën nga anijet ishte regjistruar një shpërthim. Këtë komunikoi dhe përfaqësuesi i organizmit Rus të transportit «Rosmorrechflot».

Në fillim ishte komunikuar se kishte ndodhur një shpërthim në njërën anije por zjarri shumë shpejt ishte përhapur dhe në anijen pranë saj.



Ekuipazhi i njërës nga anijet «Kandi» përbëhej nga 17 persona, 9 nga të cilët ishin Turq dhe 8 persona ishin nga India.

Ekuipazhi i anijes së dytë «Maestro» përbëhej nga 14 persona, 7 nga të cilët ishin përsri Turq dhe 7 të tjerët ishin po nga India.

Në operacionin e gjetjes së trupave dhe shpëtimit merrnin pjesë 10 anije. Pak më herët , drejtori i porteve të Krimesë «Aleksei Volkof» deklaroi se kjo ngjarje nuk ndikon në lundrimin e ngushticës së Kerç-it dhe kanalin «Enikalski ».


Më të lexuarat