Connect with us

Bota

Tre të vdekur dhe 20 të plagosur në «Afrin» të Sirisë

Published

on

Tre të vdekur dhe 20 të plagosur në «Afrin» të Sirisë

Sipas fotoreporterëve të «Reuters», ky sulm ishte i befasishëm, pikërisht aty ku nuk e priste asnjeri. Një bombë, e cila ishte vendosur në një autobus, në qytetin «Afrin», një qytet i cili ndodhet në «Sirinë veriperëndimore». Afrin-i është një zonë që banohet kryesisht nga shtetas sirianë me origjinë Kurde.



Sulmi ishte regjistruar gjatë përvjetorit të parë të operacionit «Dega e ullirit». Ky operacion ishte i organizuar nga forcat Turke kundër pjesës Kurde të Afrin-it me qellim dëbimin e Milicisë kurde «YPG», e cila kontrollonte këtë zonë.

Deri në këto momente asnjë organizatë nuk ka marrë përsipër sulmin, i cili ka vijuar me një shpërthim bombe. Bëhet fjalë pikërisht për një qytet që ndodhet në veri të Sirisë dhe kontrollohet nga një Milici e cila ka lidhje të ngushta me forcat Kurde që udhëhiqen nga SHBA-ja.

Sulmin e organizuar në «Manbiz» e ka marrë përsipër «Shteti islamik». Ky sulm shkaktoi vdekjen e dy ushtarëve Amerikanë dhe disa qytetarëve, punonjës të ushtrisë amerikane.

Ankaraja konsideron se YPG është një organizatë që ka lidhje me partinë e punëtorëve të Kurdistanit «PKK», e cila është shpallur si parti e jashtëligjshme nga shteti Turk. Aktivistët e kësaj partie organizojnë vazhdimisht sulme të armatosura kundër Turqisë që nga viti 1984.


Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report