Connect with us

Bota

Tre të vdekur dhe katër të plagosur në Kalifornia

Published

on

Tre të vdekur dhe dy të plagosur nga të shtëna armësh në Los Angeles

Tre të vdekur dhe katër të plagosur në Kalifornia

Sipas komunikimit të Policisë , tre persona kanë humbur jetën e tyre dhe katër të tjerë mbetën të plagosur gjatë një sulmi me të shtëna në një sallë Bowling në afërsi të Los Angeles

tre të vdekur dhe katër të plagosur në Kalifornia

Policia e qytetit Torrance shtoi se viktimat në tërësi ishin Meshkuj. Torance quhet një qytet i cili ndodhet rreth 30 kilometra në juglindje të Los Angeles.

Policia ishte lajmëruar pak para mesnate për disa të shtëna në një sallë Bowling dhe menjëherë vajti në vendngjarje. Kur arriti aty kishte gjetur tre të vdekur dhe dy të plagosur, të cilët menjëherë i kishte shoqëruar në Spital për t’ju dhënë ndihma e shpejtë.

Sipas informacionit që citon gazeta Los Angeles Times pak para se të fillonin të shtënat në sallë mbizotëronte një rrëmujë. Çdo gjë ndodhi mbas mesnate ku dhe Policia filloi të lajmëronte Banorët e zonës përmes platformës sociale Twitter duke u bërë thirrje atyre që të mos afroheshin aty.

Sipas komunikimeve të Policisë hetimet filluan menjëherë mbas ngjarjes. Po bëhen aksione për identifikimin dhe arrestimin e autorëve. Të cilët shkaktuan tre të vdekur dhe katër të plagosur në Kalifornia . Sipas autoriteteve Amerikane vetëm në vitin 2017, nga armët kanë humbur jetën 40,000 persona. Duke llogaritur në këtë shifër dhe vetëvrasjet.

Më të lexuarat