Connect with us

Editorial

Treshja Berisha, Basha, Kryemadhi përpiqen të konvertojnë protestën e opozitës në një kryengritje popullore

Treshja e njohur opozitare përpiqet të konvertojë protestën e 10 të opozitës në një protestë dhe kryengritje popullore për sytë dhe mendjet e shqiptarëve.

Published

on

Berisha, Basha, Kryemadhi përpiqen të konvertojnë protestën e opozitës në një kryengritje popullore

Pas 85%-it të famshëm të cilin tashmë opozita e ka shndërruar në një moto për ta përdorur kundër qeverisë Rama, tani ata po përpiqen të trukojnë shqiptarët duke paraqitur këto protesta partiake si një lëvizje popullore. Ky intensifikim i sulmit opozitar është vërejtur gjatë protestës së 10 të opozitës e cila u zhvillua në kryeqytet në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Përveç deklaratave që cenojnë rëndë interesat e shqipërisë, opozitarët kanë filluar të lozin me imazhet dhe titujt duke u përpjekur në këtë mënyrë të polarizojnë krizën politike në vend. Sali Berisha lëshoi disa deklarata gjatë ditës së djeshme ku thuhej se ndërkombëtarët na i paskan kërkuar Ramës të shtyjë datën e zgjedhjeve.

Sipas Berishës kjo kërkesë na i qenka bërë Ramës nga “numri 1” i evropës. Deri tani ky “njëshi” i Evropës mbetet një lajm i rremë pasi Berisha nuk dha më tepër shjegime rreth kësaj çështje për të argumentuar me fakte lajmin.

Fjalët e zotit Berisha nuk qëndrojnë aspak pasi thjesht hodhi një shashkë pa dhënë asnjë fakt konkret dhe njëkohësisht, qëndrimet e ndërkombëtarëve janë komplet të ndryshme nga ato që zoti Berisha publikon pa asnjë argument. E bëri këtë pikërisht në fazën kur po kërkon të krijojë shkëndija për të përparuar me planin e tij mbi rrëzimin e një qeveri e cila ka lindur nga vota dhe jo nga rruga. Një qeverie që flet gjuhën e diplomacisë dhe jo atë të rrugës.

Monika Kryemadhi përpiqet të fajësojë qeverinë Rama duke premtuar taksa të ulëta

Zonja Kryemadhi ka deklaruar se Edi Rama është përgjegjës për këto që po ndodhin në Shqipëri. Kjo nuk është aspak e vërtetë pasi në realitet përgënjeshtrohet menjëherë pasi zonja Kryemadhi është një nga protagonistet kryesore të këtij manipulimi i cili po zhvillohet haptas dhe në prani të medias.

Në fund të kësaj deklarate ajo nuk ka ngujuar të premtojë në mënyrë indirekte dhe taksa më të ulëta. Kjo nuk është asgjë tjetër pëveçse një tentativë për të korruptuar ndërgjgjen e shqiptarve me anë të premtimeve. I rikujtojmë zonjës Kryemadhi se fushata ka mbaruar, Protesta është e opozitës dhe jo popullore dhe se Rama është mazhorancë falë votave të popullit.

Zonja Kryemadhi u hodh në sulm kundër qeverisë Rama duke deklaruar se tashmë Rama është minorancë e minorancës ndërsa në realitet shifrat dhe statistikat provojnë të kundërtën. Minorancë nuk është Rama por ata që me disa mijëra protestues po përpiqen të hedhin hi në sytë e shqiptarëve duke u përpjekur ti shesin popullit të thjeshtë «kërriçin për mushkë».

Sulmet ndaj qeverisë janë intensifikuar pas përparimit të procedurës së shkarkimit të Presidentit Meta, i cili tashmë është renditur haptas në krahun e opozitës dhe madje jo vetëm brenda por dhe jashtë vendit me anë të një interviste që dha për gazetën greke “Kathimerini”.

Në këtë intervistë, Presidenti ka tentuar të hedhë çdo përgjegjësi mbi qeverinë Rama duke bërë një propagandë të paparë në mënyrë të drejtpërdrejtë në mediat e shtetit fqinj. Ilir Meta nëse do të kishte pak gjak dhe sedër shqiptari (siç zotohet), duhet të kishte kuptuar se përpara se të niste betejën i bazuar në këto parime, duhej më parë të kishte dhënë dorëheqjen që të ishte moralisht i pastër pasi nuk mund të flasësh si kryetar opozite nga posti i presidentit.

Më të lexuarat