Connect with us

Europa

Triler në Norvegji: Evakuohet një Anije Kruazierë me 1300 pasagjerë

Published

on

Triler në Norvegji Evakuohet një Anije Kruazierë me 1300 pasagjerë

Policia kishte njoftuar se do të evakuoheshin që të 1300 pasagjerët që gjendeshin mbi këtë anije.

Nga ana e tij, Shërbimi i shpëtimit detar të Norvegjisë kishte deklaruar se Anija Kruazjerë “Viking Sky” po lundronte jashtë do kontrolli në drejtim të bregut. Ky shërbim kishte marrë masat e duhura dhe kishte dhënë menjëherë alarm.

Anija i përket kompanisë “Viking Ocean Cruises”, një kompani e kompleksit “Viking Cruises”. Themeluesi i kësaj kompanie është Miliarderi Norvegjez, Torstain Hagen.

Pak orë më vonë kishte filluar operacioni i largimit të pasagjerëve me helikopterë. Ky operacion kishte patur sukses të plotë. Autoritetet kishin arritur të sintonizohen në mënyrë korrekte dhe kishin arritur të largonin 1300 pasagjerët e Anijes.

Pasagjerët ishin ngarkuar një nga një në helikopterët të cilët i transportonin ata në grupe prej 12-20 vetash në një fshat në veri të qytetit Molde. Ky qytet ndodhet në brigjet perëndimore të Norvegjisë. Deri në orën 16:30 me orën e Shqipërisë, ishin larguar rreth 100 persona, sipas policisë.

Viking Sky po lundronte drejt bregut në një zonë plot me shkëmbinj nënujorë

Viking Sky kishte dhënë alarm teksa lundronte drejt bregut dhe jashtë kontrollit të kapitenëve të saj. Pak më vonë kapitenët kishin arritur të ndiznin njërin motor dhe kishin hedhur spirancën rreth 2 kilometra larg bregut.

«Anija po lundron vetëm me një motor dhe erërat janë shumë të forta. Preferojmë që njerëzit të gjenden në tokë të thatë dhe jo në anije». Këtë deklaratë e kishte bërë kreu i operacioneve të Policisë, Tor Andre Frank. Në këtë operacion merrnin pjesë: «disa mjete lundruese dhe pesë helikopterë».

Imazhet që ishin transmetuar nga mediat Norvegjeze, të cilat ishin xhiruar nga bregu, duket qartë silueta e kësaj anije teksa fluturonin mbi të disa helikopterë. Sipas këtyre imazheve, deti ishte shumë i trazuar për shkak të furtunës së fuqishme.

«Do të na duhet pak kohë për të larguar të gjithë pasagjerët», kishte deklaruar Tor Andre Frank. Sipas sajtit të kësaj kompanie, kjo Anije Kruazierë mund të strehojë 930 pasagjerë.

Gjithçka kishte filluar në orën 02:00 (orën lokale) në një distancë prej disa miljesh në detin e zonës Mere Og Romstal (Norvegjia Perëndimore). Pikërisht në këtë zonë janë mbytur disa anije.

«Është shumë e rrezikshme kur ndeshemi me defekte mekanike në këto ujëra të cilat fshehin shkëmbinj nënujorë», kishte thënë zëdhënësi i Policisë. Më tej ai kishte thënë se dallgët kishin arritur një lartësi prej 8 metrash. Deri tani autoritetet deklaruan se nuk ka viktima, vetëm një person të plagosur lehtë.


Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report