Connect with us

Shtetet e Bashkuara

Trump: Mos u integroni në Shtetin Islamik, do të vdisni

Published

on

Mos u integroni në Shtetin Islamik, do të vdisni

«Jam shumë i lumtur që po ju informoj se së bashku me partnerët tanë në koalicionin ndërkombëtar, duke përfshirë dhe forcat irakiane të sigurisë dhe FDS-në.Shtetet e Bashkuara kanë liruar të gjitha territoret që kontrolloheshin nga Shteti Islamik në Siri dhe në Irak. Kjo përfshin 100% të kalifatit», raportonte në mënyrë karakteristike gjatë një deklarate.

«Ne do vazhdojmë të jemi vigjilentë deri në momentin që kjo organizatë terroriste të mundet totalisht dhe në çdo fushë që ajo vepron», kishte thënë ai. Më tej kishte shtuar: «Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me aleatët tanë për të shfarosur tërësisht ekstremistët e Shtetit Islamik».

Gjithashtu, Presidenti Republikan ka paralajmëruar të gjithë ata që dëshirojnë të integrohen në radhët e ushtrisë së Shtetit Islamik duke u thënë se: «do të vdisnin».

«Kundrejt gjithë atyre që besojnë propagandën e Shtetit Islamik në Internet, Do të vdisni nëse bashkoheni me radhët e tyre», kishte thënë Presidenti Amerikan. «Në vend të kësaj, «mendoni se si do të keni një jetë të mrekullueshme», theksoi ai.

«Edhe pse në disa raste ata frikacakë do të shfaqen sërish, ata kanë humbur të gjitha prestigjet dhe fuqitë e tyre. Ata tashmë janë të pasuksesshëm dhe gjithmonë do të jenë të tillë», kishte thënë Donald Trump duke mbyllur fjalimin e tij.



Më të lexuarat