Connect with us

Amerika e Veriut

Turma dogji të gjallë 2 persona të cilët gjobisnin taksistët

Published

on

Turma djeg të gjallë 2 persona sepse gjobisnin taksistët featured

Gjatë mbrëmjes së ditës së hënë, një turmë prej rreth 1000 personash ka goditur dhe më pas djegur të gjallë 2 persona të moshës 18 dhe 19 vjeç, pasi ata akuzoheshin për gjobëvënje ndaj shëferëve të taksive. Ngjarja ka ndodhur në shtetin e Guatemalës.

Incidenti është zhvilluar në Puerto Barrios, në brigjet e Guatemalës në Detin e Karaibeve, rreth 320 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit, sipas komunikimit të Policisë.


Turma dogji të gjallë 2 persona të cilët gjobisnin taksistët

Ata ishin arrestuar fillimisht nga një grup qytetarësh dhe ishin dërguar në një rajon policie. Gjatë transportimit të tyre nga rajoni për në burg, ata ishin sulmuar nga rreth 1000 persona, të cilët kishin hyrë mes policëve dhe kishin grabitur viktimat. Pasi i goditën rëndë, i kishin djegur të gjallë pak metra larg rajonit të policisë. Sipas publikimeve në mediat lokale, dy autorët dhunonin dhe gjobisnin taksistët e zonës.



Goditjet e personave të dyshuar nga qytetarët,  janë një fenomen në rritje në Guatemala. Kjo ndodh për shkak të dështimit të Policisë dhe autoriteteve të drejtësisë në luftën kundër bandave, të cilat terrorizojnë shoqërinë civile. Dhuna e këtyre bandave merr çdo vit rreth 6000 jetë njerëzish në Guatemala.

Gjysma e këtyre vrasjeve kryhen nga këto banda. Sipas statistikës së Organizatës për  ndihmën e ndërsjelltë e cila mbron të drejtat e njeriut në Guatemala, nga viti 2008 deri në vitin 2017 kanë humbur jetën e tyre rreth 344 njerëz.


Më të lexuarat