Connect with us

Rajoni

Turqia dërgon mesazh luftarak drejt Greqisë

Published

on

Turqia dërgon mesazh luftarak drejt Greqisë

Turqia dërgon mesazh luftarak drejt Greqisë nëpërmjet Stërvitjes ushtarake “Atdheu i kaltër”. Kjo stërvitje pritet të jetë prova më e madhe e luftës që është organizuar.

Turqia përgatitet për Stërvitje të madhe Detare dhe Ajrore në Egje dhe Mesdheun lindor. Gazeta Yenni Safak ka nënvizuar se kjo stërvitje është programuar nga 27 shkurti deri në datën 3 Mars.  

Stërvitja do të realizohet në territorin detar Turk por ky territor përmban dhe disa zona të cilat kundërshtohen nga Greqia dhe Qipro. Qëllimi i kësaj stërvitjeje ushtarake është të dërgohet një mesazh mbi tendencat e Ankarasë kundrejt Athinës.



“Atdheu i kaltër” pritet të jetë prova më e madhe e luftës kundër përpjekjeve të Greqisë dhe Qipros për të mbizotëruar në këto zona detare, thekson gazeta Yenni Safak.

Turqia dërgon mesazh luftarak drejt Greqisë

Gazeta Yenni Safak ka nënvizuar deklaratat e Ministrit Turk të Mbrojtjes ku bënte fjalë për 462 km katror Atdheu. Dhe ka nënvizuar se në këtë stërvitje masive përveç flotës së anijeve Turke do të marrë pjesë dhe Flota Ajrore.

Stërvitja Turke do të jetë përgjigja ndaj stërvitjes që do të zhvillohet në të njëjtën periudhë nga Qipro, Egjipti dhe Izraeli.  Greqia dhe Qipro të cilat po përpiqen të krijojnë arritje në Mesdheun Lindor, pritet ta ndjekin me vëmendje këtë stërvitje.

Sipas Gazetës Yenni Safak Ushtria Turke nëpërmjet kësaj stërvitje Turqia do të dërgojë mesazh luftarak drejt Greqisë.

Turqia do të përforcojë dominimin e saj në një sipërfaqe prej 462 kilometrash katror të detit. Dhe do të dërgojë dhe një mesazh të qartë tek të gjithë ata që përgatisin dhe përpunojnë harta pushtimi.

Më të lexuarat