Connect with us

Rajoni

Turqia fillon kultivimin e Kanabisit industrial

Published

on

Turqia fillon kultivimin e Kanabisit industrial

Rexhep Taip Erdogan  ka njoftuar se Turqia fillon kultivimin e kanabisit industrial. Paralelisht ai ka shpallur dhe fillimin e fushatës kundër përdorimit të qeses plastike.

Presidenti turk në një fjalim gjatë banketit për pushtetin lokal nënvizoi përfitimet ekonomike që do të ketë Turqia nga kultivimi i kërpit industrial.

Turqia fillon kultivimin e Kanabisit industrial photo

Madje, Kryeministri turk shpalli fillimin e kultivimit dhe prodhimit të kësaj lënde industriale. Paralelisht ai deklaroi prodhimi do të fillojë në kontekstin e fushatës për reduktimin e përdorimit të qeses plastike.

Turqia fillon kultivimin e Kanabisit industrial

<<Eliminuam kërpin nga Turqia dhe tani po e importojmë atë nga jashtë. Nëse ne prodhojmë disa produkte të cilat prodhohen nga Kanabisi kjo bëhet pikërisht nga sasitë që importojmë nga jashtë vendit. Ministria jonë e Bujqësisë ka filluar një punë intensive duke bërë hapat e domosdoshëm për të rifilluar përsëri prodhimin e Kanabisit Industrial>>.

Presidenti turk ndër të tjera shpalli luftën kundër qeses plastike e cila nuk tretet në dhe as për 1000 vjet. Por, në të njëjtën kohë ai nënvizoi se dikur në Turqi përdoreshin qese të cilat prodhoheshin nga kërpi industrial.

Gazeta SABAH ka komentuar mbi këtë temë duke nënvizuar se Kanabisi është një bimë shumë e rëndësishme. Një bimë e cila përdoret dhe për prodhim ilaçesh, letrës por dhe shumë produkteve të tjera. Më tej ka ajo ka shtuar se pantallonat xhins në fillim prodhoheshin nga Kanabisi.

Më të lexuarat