Connect with us

Belgjika

U miratua “ndërrimi i orës” në Parlamentin Evropian

Published

on

U miratua "ndërrimi i orës" në Parlamentin Evropian

Më konkretisht, me 410 vota pro dhe 192 kundër, seanca plenare e Parlamentit Evropian në Strasburg ka miratuar propozimin e Komisionit për Transportin dhe Turizmin. Ky propozim ishte bërë në lidhje me heqjen e ndryshimeve të orës nga pranvera në dimër, tashmë do të kemi një orë universale për të gjitha stinët. Që nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, ora nuk do të ndryshojë më çdo 6 muaj midis stinës së dimrit dhe asaj të pranverës.

Ndërrimi i orës duhet të ndalojë gjatë së dielës së fundit të marsit në vitin 2021. Ky vendim është i vlefshëm për vendet anëtare në BE-së, vendet që dëshirojnë të mbajnë përgjithmonë orën e pranverës. Ndërsa për shtetet që dëshirojnë të kenë përgjithmonë orën dimërore, ndërrimi i saj do të bëhet gjatë së dielës së fundit të muajit tetor në vitin 2021.

Shtetet Evropiane kanë afat deri në prill të 2020-ës për të vendosur se cilën orë do të mbajnë për vendet e tyre.

Ju rikujtojmë se gjatë muajit shkurt të vitit të kaluar, Parlamenti Evropian e kishte kërkuar këtë nga Komisioni Evropian me anë të një votimi. Kishte bërë kërkesë që të kryhej një «vlerësim i plotë i direktivës aktuale mbi modifikimet për orën verore dhe të paraqitej një propozim për rishikimin e tij».

Komisioni kishte organizuar një konsultim publik gjatë pranverës së viti 2018, në të cilin patën marrë pjesë rreth 4.6 milionë qytetarë evropianë. Gjatë këtij konsultimi, 84% e qytetarëve kishin qenë pro ndalimit të ndërrimit të orës çdo gjashtë muaj dhe 16 e tyre ishin kundër këtij vendimi.

Me datë 12 shtator 2018, Komisioni Evropian kishte propozuar ndalimin e ndërrimeve stinore të orës brenda vitit 2019 por Parlamenti kishte shtyrë këtë vendim për dy vjet.

Kur ndërron ora në vendet anëtare të BE-së

Deri sa të ndodhë kjo gjë, gjatë mëngjesit të së dielës me datë 31 mars 2019 duhet të kthejmë orët tona një orë përpara.

Më konkretisht, në orën 03:oo të natës së ditës së diele, gjatë muajit të marsit do të kthejmë orët tona që të jenë 04:00.

Ora ndërron gjithmonë gjatë së dielës së fundit të marsit (një orë përpara) dhe çdo të diele të fundit të muajit tetor shkon një orë mbrapa.


Më të lexuarat