Connect with us

Australia

U munduan ti iknin policisë dhe përfunduan të copëtuar nga krokodilët

Published

on

U munduan ti iknin policisë dhe përfunduan të copëtuar nga krokodilët

Dy të rinj nga Australia kanë gjetur fund tragjik pas një përpjekje që kishin bërë për ti ikur Policisë dhe kishin përfunduar të copëtuar nga krokodilët.

Dy të rinjtë po drejtonin një automjet të vjedhur kur Policia i kishte zbuluar në malin Elliot në afërsi të  qytetit Townsiville gjatë orëve të para të mëngjesit. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së premte (29/03).

Policia kishte filluar menjëherë ndjekjen e këtij automjeti. Ata kishin braktisur automjetin e vjedhur dhe kishin filluar të vraponin në drejtim të një pylli “mangrove”.

Për fatin e keq të tyre, në këtë zonë kënetore jetonin shumë krokodilë dhe për këtë arsye, pasi ata nuk kanë dhënë asnjë shenjë jete akoma mendohet se janë të vdekur. Autoritetet kanë supozuar se ata janë copëtuar nga krokodilët e kësaj zone të cilët janë shumë agresivë.

Kërkimet për gjetjen e tyre janë në zhvillim e sipër. Megjithatë, shpresat për gjetjen e tyre të gjallë janë shumë të pakta. Mendohet se këta të rinj kishin një fund makabër.


Më të lexuarat