Connect with us

Bota

UNICEF ka jehuar alarmin për përhapjen e fruthit

Published

on

UNICEF ka jehuar alarmin për përhapjen e fruthit featured

Fondi i Kombeve të Bashkuara për moshat fëmijërore UNICEF ka jehuar alarmin për përhapjen e fruthit në mbarë botën. UNICEF ka theksuar se në 10 shtete, midis tyre dhe Brazili, Ukraina dhe Franca përbënin ¾ e rasteve në rritje për vitin 2018.

Në nivel botëror, 98 shtete kanë regjistruar numrin më të madh të rasteve gjatë vitit 2018. Një shifër e cila rritet vazhdimisht që nga viti 2017. Këto shifra kanë pezulluar një pjesë të avancimit që ishte arritur kundër kësaj sëmundjeje, e cila mund të shmanget me lehtësi por mbetet një sëmundje vdekjeprurëse. Kjo ishte pjesë e përmbajtjes së një deklarate nga agjencia e Kombeve të Bashkuara.


UNICEF ka jehuar alarmin për përhapjen e fruthit

«Ky është një alarm. Kemi n dispozicionin tonë një vaksinë të sigurtë, e cila ka rezultate dhe kosto të ulët për të luftuar përhapjen e kësaj sëmundjeje ngjitëse. Një vaksinë e cila shpëton rreth 1 milionë jetë, çdo vit, gjatë dy dekadave të fundit», tha Henrietta H. Fore, drejtoreshë e përgjithshme e UNICEF-it.

Në Ukrainë, Filipine dhe Brazil është raportuar rritja më e madhe e rasteve në nivel vjetor. Gjatë vitit 2018 ishin konfirmuar 35.120 raste në Ukrainë, domethënë rreth 30.000 raste më tepër se në vitin 2017. Sipas raporteve nga Qeveria e Ukrainës janë regjistruar dhe 24.042 raste të reja gjatë dy muajve të parë të vitit 2019.

UNICEF ka jehuar alarmin për përhapjen e fruthit në mbarë botën


https://www.youtube.com/watch?v=wQycR4Yc_PM

Në Brazil, gjatë vitit 2018 ishin raportuar 10.262 raste të konfirmuara, ndërsa për vitin 2017 nuk ishte raportuar asnjë rast i tillë.

Në Francë, rritja kishte arritur në 2.269 raste nga viti 2o17 në vitin 2018, sipas UNICEF-it.

Në Filipine, deri tani janë raportuar 12.736 raste dhe 203 vdekje, nga 25.599 raste të raportuara gjatë vitit 2018.

Mediokriteti i infrastrukturës së shëndetësisë, trazirat, niveli i ulët i ndërgjegjësimit të komuniteteve, vetëkënaqësia, dhe ngurrimi i vaksinimit kanë çuar në shpërthimin e epidemive të tilla. Madje, këto raste janë shtuar dhe në vendet e zhvilluara sipas agjencisë së OKB-së.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka lëshuar një paralajmërim ku sipas saj ishte raportuar një rigjallërim i frikshëm i sëmundjes së fruthit n nivel botëror. Një rritje rreth 50% të rasteve për vitin 2018 në krahasim me vitin 2017, ku ishin raportuar 136.000 vdekje.

Rigjallërimi i kësaj sëmundje, e cila është shumë më infektuese se sa gripi ose tuberkulozi, lidhet ngushtë në disa vende me disa denoncime që lidhin vaksinën e fruthit me autizmin. Këto denoncime shpërndahen nëpër faqe interneti dhe rrjete sociale nga anëtarët e lëvizjes «kundër vaksinimeve».

Organizata Botërore e Shëndetësisë kishte renditur «hezitimin për tu vaksinuar», në një nga 10 kërcënimet më serioze të shëndetësisë në botë për vitin 2019.

Organizata Botërore e Shëndetësisë kishte theksuar se «shkaku kryesor» për mos vaksinimin e fëmijëve është se «ata që e kanë nevojë më shumë nuk kanë akses në këtë vaksinë».



Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat