Connect with us

Bota

UNICEF tingëllon alarmin për fëmijët ushtarë

Published

on

UNICEF tingëllon alarmin për fëmijët ushtarë

Organizata UNICEF ka denoncuar se dhjetëra mijëra fëmijë po vazhdojnë të keqtrajtohen dhe konvertohen në ushtarë pa dashjen e tyre. Më tej aj ka shtuar se këto fëmijë, «po marrin pjesë dhe në përleshje të armatosura».

Bëhet fjalë për fëmijët që jetojnë në ato zona ku zhvillohen tensione dhe përplasje të vazhdueshme, në Sudan, në Afrikën Qendrore, në Kongo, Somali, Jemen dhe Siri. Në vendet e lartpërmendura, shpesh herë fëmijët rekrutohen nga palët ndërluftuese.


UNICEF tingëllon alarmin për fëmijët ushtarë post

Djem dhe vajza përdoren si ushtarë nga organizatat e armatosura në Afganistan, në Mali dhe Mianmar, deklaroi organizata e Kombeve të Bashkuara.

Në rastet kur ata nuk detyrohen të marrin pjesë në luftime, këta fëmijë mbajnë detyra si zbulues, gatuajnë, mbledhin dru nëpër pyje. Disa vajza detyrohen të martohen me ushtarë ndërsa djemtë dhe vajzat vuajnë abuzimin seksual, sipas një studimi të kryer nga UNICEF.

Në disa raste ekstreme, fëmijët përdoren si mburoja njerëzore ose transformohen në kamikazi dhe dërgohen për të kryer misione terroriste në zona të populluara. Është tepër e vështirë të përcaktohet numri i tyre, por UNICEF-i ka përçmuar se ekzistojnë rreth 250,000 fëmijë të tillë në gjithë botën.

Me rastin e festës së sotme «Dita e dorës së kuqe», e cila ka qellim të tregohet më shumë kujdes në përdorimin dhe abuzimin e këtyre fëmijëve nga organizata të armatosura. UNICEF ka dërguar thirrje drejt të gjitha qeverive që të reagojnë në betejën kundër këtyre shkeljeve, të cilat cenojnë të drejtat më themelore të këtyre fëmijëve.


Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report