Connect with us

Featured

Universiteti i Sidneit zbulon formulën që shëron ç’do plagë brenda 60 sekondave

Published

on

Zbulimi-i-ri-kirurgjikal-shëron-dhe-mbyll-plagët-për-60-sekonda

Studjuesit e Universitetit të Sidneit kanë zbuluar një super adesiv i cili rigjeneron çdo plagë brënda 60 sekondave

Një ekip ndërkombëtar studiuesish ka zbuluar dhe riprodhuar një xhel kirurgjik i cili ka aftësinë të shërojë akoma edhe plagët më serioze. Në një kohë rrekord tepër të shkurtër. Ky medikament po projektohet për tu zgjerohet duke u aplikuar akoma edhe në indet e organeve të brëndshme. Organe si zemra dhe mushkëritë njerëzore.Pra dhe kura kundër kancerit ndodhet shumë afër.

Universiteti i Sidneit zbulon formulën që shëron ç'do plagë brenda 60 sekondave

Harrojini qepjet dhe leukoplastin. Ky zbulim i ri i në formën e një xhel-i kirurgjik mund të bëjë atë që me praktikat aktuale deri sot ishte vërtet e pamundur. Ky material i ri vjen falë një bashkëpunimi të ngushtë midis një grupi shkencëtarësh nga SHBA dhe Australia.

Kjo skuadër synon që ky medikament të hyjë së shpejti në përdorim. Sidomos në situata të jashtëzakonshme si aksidentet automobilistike apo edhe në fushën e luftës. Ku çdo ditë humbasin jetë ushtarësh të cilat mund të medikohen menjëherë.

Materiali në fjalë është quajtur “MeTro” dhe është përshtatur për tu përdorur në plagë që rrezikojnë të rihapen për shkak të zgjerimit dhe tkurrjes së vazhdueshme. Studiuesit vunë në dukje se ky ilaç mund të ketë rezultate edhe në indet e brendshme të njeriut, Duke përfshirë këtu organe si, zemrën dhe mushkëritë.

Një dezinfektues cilësor kirurgjik duhet të ketë disa veti si psh: duhet të jetë elastik, adesiv, jo toksik dhe bio-kompatibël “. deklaroi autori kryesor i kësaj shpikje profesor doktor Nasim Annabi. Shumica e adesivëve në treg posedojnë një ose dy nga këto veti. Por jo të gjitha së bashku.

Ne kemi arritur të shpikim një material që mund të përmbante të gjitha këto veti kuruese dhe shumë më tepër. Ky xhel është vërtetë një mrekulli që mund të shpëtojë shumë jetë të pafajshme. Por edhe çelësi kundër kancerit.

Si u zbulua dhe u krijua kjo mrekulli e mjekësisë moderne

Për të arritur krijimin e  MeTro-it, ekipi ynë krijoi një formë unike të adesivit duke implikuar disa proteina elastike natyrore. Këto proteina u frymëzuan nga tropoelastina.

Një proteinë që u jep mundësinë indeve në trupin e njeriut të rigjenerohen në formën e tyre origjinale pas kontraktimit ose shtrirjes në plagë. Pas aplikimit të adesivit në plagë, ekipi i shkencëtarëve përdori një rrymë drite UV për të stabilizuar materialin. Ky proces zgjati totalisht vetëm 60 sekonda.

Metro gjithashtu përmban një enzimë të avullueshme që mund të përshtatet në çdo plagë serioze. Shkencëtaret krahasuan ngjashmëritë e tij me silikonin përreth pllakave të një banjoje. Është pikërisht kjo enzimë që ndihmon në ngjitjen e plagëve! Njësoj sikur të përdornim super ngjitëse në një çarje. Gjithashtu, Ky medikament është shpikur për plagë të mëdha, (por mund të aplikohet dhe në plagë të brendshme). Këto janë vetitë e këtij super xheli  i cili u zbulua nga instituti Mayo Clinic.

Kur shikojmë MeTro-në, mund të vëmë re se vepron si një material i lëngshëm duke mbyllur hapësirën e plagës në formën e saj pa lënë shenja. Studiuesi dhe autori Anthony Weiss në një deklaratë tha se MeTro përshtatet mirë biologjikisht. Dhe vepron në bashkëpunim me indet njerëzore duke nxitur shërimin e shpejtë të plagëve. Ky xhel mund të ruhet lehtë dhe mund të aplikohet fare lehtë në një plagë.

Rezultatet e testimeve janë vërtet inkurajuese

Studiesit testuan këtë medikament për të shëruar prerje dhe brejtje në mushkëri. Ata gjithashtu testuan adesivin në mushkëri derrash. Dhe rezultatet ishin befasuese. Adesivi funksionoi pa asnjë ndërlikim në të tëra eksperimentet! Profesori Ali Khademhosseini i cili ka mbaruar fakultetin Mjekësor të Harvardit tha se MeTro tejkaloi optimizmin që kishim të gjithë. Akoma dhe për të arritur një adesiv tradicional mjekësor.

MeTro me sa duket stabilizohet gjatë periudhës që plagët kanë nevojë të shërohen nën kushtet e duhura. Dhe më vonë avullon pa lënë pas asnjë gjurmë toksike. Ka të gjitha vetitë e një adesivi kirurgjik tepër rezultativ dhe efikas me potencial edhe përtej kurimeve pulmonare dhe vaskulare. Zoti Weiss deklaroi se ky sukses mund të shpëtoje shumë jetë njerëzish në të ardhmen.

Potencjali i këtij medikamenti është tepër inkurajues. Duke filluar nga kurimi i plagëve të brendshme në rastet emergjente si: Aksidente automobilistike si dhe plagosjet e rënda në zona luftimesh.

Hapat e mëtejshëm të studiuesve mbi eksperimentet klinike si dhe gjithë përbërja e këtij studimi mund ti gjeni në Revistën Science Translational Medicine

Më të lexuarat