Connect with us

Franca

Urdhër për shembjen e një vile 57 milion dollarësh në Francë

Published

on

Urdhër për shembjen e një vile 57 milion dollarësh në Francë

Gjykata ka vendosur për shembjen e kësaj vile të mrekullueshme e cila ka kushtuar plot 57 milion dollarë. Kështjella quhet “Chetau Diter” dhe duhet të shembet pasi ishte ndërtuar ilegalisht.

Pronarit të kësaj vile i është dhënë një afat prej 18 muajsh për të shembur kështjellën e tij në zonën Grasse, në jug të Francës. Përndryshe, duhet të paguajë një gjobë prej 20.000 eurosh. Këto ishin fjalët e Kryeprokurorit Jean Gaury gjatë një interviste për CNN International.

«Pierre Diter (pronari i objektit) ishte akuzuar se kishte bërë punime të konsiderueshme në tokën e tij, pa marrë lejen përkatëse», tha Gaury. Më tej ai kishte shtuar «zoti Diter ka reformuar një shtëpi në një zonë e cila ishte e mbrojtur dhe i nënshtrohet legjislacionit përkatës».

Në pikën ku ndodhet vila madhështore e sotme gjendej një tjetër shtëpi.

Ky objekt, i cili shtrihet në një hapësirë prej 17 hektarësh, ka 18 suita, 2 helikodromë, kopshte të mahnitshëm, pishinë dhe shatërvanë.

Sipas vendimit të gjykatës, pas mbarimit të afatit 18 mujor pronari i saj duhet të paguajë çdo ditë 500 euro më tepër për çdo ditë që kalon. Sigurisht, nëse ai nuk e ka shembur akoma deri atëherë.

Kompania e ndërtimit që kishte marrë pjesë në ndërtimin e kësaj kështjelle është gjobitur me një shumë prej 200.000 dollarësh, ndërsa një kompani e dytë do të paguajë 50.000 euro gjobë.

Kryeprokurori kishte qartësuar se: «zoti Diter e kishte blerë tokën në mënyrë të ligjshme». Pjesa ilegale kishte të bënte vetëm me punimet ndërtimore që ishin zhvilluar në këtë hapësirë.

Pronari i kësaj kështjelle organizonte shumë shpesh party dhe në këtë mënyrë ai shkaktonte zhurmë, gjë që kishte shqetësuar komshinjtë të cilët shumë shpesh ishin ankuar. Pierre Diter do të presë deri në datën 30 mars për të parashtruar apelim kundër këtij vendimi.


Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat