Connect with us

Amerika e Jugut

Ushtria Braziliane bëri shoshë “aksidentalisht” veturën e një prindi pasi kishin kujtuar se ishte makinë grabitësish

Published

on

Ushtria Braziliane bëri shoshë aksidentalisht veturën e një prindi pasi kishin kujtuar se ishte makinë grabitësish

Ushtarakët Brazilianë kishin hapur zjarr kundër një makine familjare në Rio de Janeiro, duke bërë shoshë makinën e tyre. Makina ishte goditur me të paktën 80 plumba. Shoferi i saj (Babai) kishte mbetur i vdekur në vend. Lajmi është konfirmuar nga mediat lokale të Rio de Janeiros.

Ngjarja kishte ndodhur në Guadalupe, një lagje e varfër në provincat veriore të Rio de Janeiros. Gjatë momenteve fatale ishin plagosur dhe dy persona të tjerë, midis tyre dhe një kalimtar.

Sipas deklaratës për shtypin që ishte lëshuar nga ushtria, ushtarakët po patrullonin në zonë, e cila gjendet afër një zone ushtarake. Ata kishin hyrë në veprim pas një denoncimi për grabitje me armë dhe kishin ngatërruar makinën e grabitësve me atë të familjes së pafat.

«Faktet e deritanishme tregojnë se: «ushtarakët kishin ngatërruar makinën e familjes me atë të largimit të grabitësve», konfirmoi në Tv Globo, gazetari Leonardo Salgado.

Midis tyre dhe një fëmijë 7 vjeçar, tmerr i vërtetë

Shefi që ka marrë përsipër çështjen tha: «Në brendësi të automjetit nuk ishte gjetur asnjë armë. Ishin një familje normale, njerëz të qetë, të cilët kishin rënë viktimë e ushtarakëve».

Pesë anëtarë të familjes, midis tyre dhe fëmija 7 vjeçar i familjes, po ktheheshin nga një baby shower kur u përballën me zjarrin nga armët luftarake të ushtrisë. Në makinën e bardhë, shenjat e plumbave dukeshin shumë qartë.

Një 51 vjeçar ka humbur jetën e tij, babai i një fëmije, muzikant dhe punonjës i një kompanie për ruajtjen e objekteve. Gjithashtu ishte plagosur dhe kunati i tij, në këtë dallavere me plumba.

Policia ushtarake kishte thënë se: «Ushtarakët kishin reaguar pas një sulmi të padrejtë nga pjesëtarët e bandave». Më pas kishte dalë dhe kishte pranuar se versioni që kishte dhënë nuk ishte i saktë.

Administrata ushtarake, e angazhuar me sigurinë në rajon, kishte komunikuar arrestimin e 10 ushtarëve, pas marrjes së tyre në pyetje.


Më të lexuarat