Connect with us

Featured

Ushtria e Republikës së Kosovës realitet ndërkombëtar

Published

on

Parlamenti i Kosovës jep dritën jeshile për krijimin e ushtrisë

Parlamenti i Kosovës jep dritën jeshile për krijimin e ushtrisë së republikës së Kosovës. Ushtria e Republikës së Kosovës tashmë realitet ndërkombëtar, duke sfiduar në këtë mënyrë haptas Naton dhe Serbinë.

Ushtria e Kosovës tashmë realitet ndërkombëtar

Parlamenti i Kosovës miratoi me shumicën absolute të votave ditën e premte projektligjin për Ushtrinë e Republikës së Kosovës. Një ushtri moderne dhe e pavarur! Duke shkaktuar kritika të shumta nga zyrtarët e NATO-s dhe të Bashkimit Evropian. Por, dhe duke sfiduar haptas Serbinë fqinje. E cila kishte kërcënuar se ishte e gatshme në ç’do moment të angazhojë forcat e saj ushtarake.  Ajo përdori si argument kryesor “mbrojtjen e minoritetit Serb në Kosovë”.

Të 107 ligjvënësit e pranishëm në parlamentin 120-vendësh të Kosovës. I cili dominohet kryesisht nga partitë etnike shqiptare, votuan në mbështetje të planit të qeverisë. Plan i cili hap rrugën për transformimin e Forcën e Sigurisë së Kosovës. Tashmë një Forcë ushtarake e cila përbëhet nga 3,000 trupa.  Por, që gradualisht do të rritet në 5,000 trupa aktive dhe 3,000 rezervë. Ky projekt pritet të zbatohet në horizontin e dhjetë viteve të ardhshme.

Deputetët e minoritetit serb bojkotuan seancën në votimin për krijimin e ushtrisë së republikës së Kosovës

Presidenti aktual i republikës së Serbisë  Aleksandër Vuçiç. Deklaroi në prag të votimit nga qyteti i Trstenikut i cili ndodhet në Serbinë qendrore se: “As edhe një ligj i vetëm i së drejtës ndërkombëtare nuk i jep Kosovës të drejtën dhe pushtetin për formimin e një ushtrie të pavarur”.

Aleksandër Vuçiç
Aleksandër Vuçiç

Kosova mbështetet nga superfuqitë

Gjithçka që bën Prishtina – dhe me sa duket e bën atë të me mbështetjen e plotë të Shteteve të bashkuara dhe Britanisë së madhe – është e jashtë ligjshme citoi ai duke refuzuar dhe njohjen e saj. Kryeministri i Serbisë, Ana Brnabiç tha se formimi i ushtrisë së Republikës së Kosovës është në kundërshtim me përpjekjet e rajonit për stabilitet në Ballkanin e paqëndrueshëm.

Ana Brnabiç
Ana Brnabiç

Serbia do të përpiqet të vazhdojë në rrugën e paqes dhe stabilitetit, rrugën e begatisë”, tha Brnabiç, sipas gazetës “The Associated Press”, duke shtuar se “Kosova me Serbinë duhet të ulen në tryezën e bisedimeve për të ndërtuar një të ardhme të sigurtë dhe më të mirë.

Ajo tha se shpresonte që Beogradi nuk do të duhej kurrë të përdorte asnjë prej 28,000 trupave të saj. Për të garantuar mbrojtjen e minoritetit serb në Kosovë. Megjithëse “kjo aktualisht kjo mbetet një nga alternativat e saj në tryezë”.

Ushtria e Republikës së Kosovës

Zyrtarët në Kosovë kishin kërkuar të largonin urrejtjen pak përpara votimit. Duke deklaruar se “Ushtria e Republikës së Kosovës është paqësore”. Kështu deklaroi kryeministri Ramush Haradinaj në një intervistë e cila u dha ditën e enjte. Ai akuzoi drejtpërdrejt Beogradin (Qeverinë Serbe) për përhapjen e skenarëve dhe dyshimeve të pa baza përmes mediave të saj se ushtria e republikës së Kosovës do të përbënte një kërcënim real “jo vetëm për serbët por dhe fqinjët e saj”.

Ushtria e Republikës së Kosovës irriton Beogradin

Përhapja e lajmit se Kosova do të përdorë forcat e saj ushtarake kundër serbëve të Kosovës dhe fqinjëve të saj është një histori pa bazë, tha Haradinaj. Ushtria e Republikës së Kosovës është një ushtri moderne me përbërje multi-etnike e cila ka lindur dhe është zhvilluar së bashku me NATO-n dhe KFOR-in. Pikërisht me ushtarët dhe oficerët e tyre të cilët prej dekadash tashmë ndodhen pikërisht brenda në Kosovë.

Kfori në Republikën e Kosovës

KFOR është emri i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë. Ku ekzistojnë rreth 5,000 trupa të tilla në territorin e Kosovës, duke përfshirë në këto shifra dhe rreth 600 trupa amerikane.

Sipas Kushtetutës të republikës së Kosovës, u hartua pasi u dëbuan ushtria serbe dhe forcat policore të saj në verën e vitit 1999.  NATO është e vetmja forcë e armatosur e lejuar të operojë në territorin e Kosovës. Trupat e saj kanë çarmatosur dhe shpërbërë forcat guerile kosovare të njohur si UÇK. Forca ushtarake të cilat patën luftuar Ushtrinë Serbe në luftën e 1989-99 duke fituar pavarësinë e Kosovës.

Shpallja e pavarsisë së republikës kosovës

Beogradi insiston në mosnjohjen e Republikës së Kosovës

Beogradi nuk e ka njohur akoma pavarësinë e Kosovës, një ish-krahinë shqiptare, dikur nën juridiksionin e Serbisë. Krahinë e cila u shkëput nga federata Serbe dy dekada më parë pas një kryengritjeje të organizuar nga shqiptarët etnikë të cilët ndihmoheshin nga një fushatë sulmesh ajrore të NATO-s . Kjo fushatë ajrore udhëheqej nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. President i Shteteve të bashkuara në atë hark kohor ishte William Clinton.

Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, paralajmëroi pak kohë më parë Qeverinë Kosovare se vendi mund të “Përballej me pasoja shumë serioze”.

Jens Stoltenberg
Jens Stoltenberg

Pas votimit, ai deklaroi me anë të një statusi  në Twitter: “Më vjen keq që vendimi për të nisur ndryshimin e mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës është bërë pavarësisht shqetësimeve që NATO kishte shprehur. Të gjitha palët duhet patjetër të Garantojnë se vendimi i sotëm nuk do të luajë asnjë rol në përshkallëzimin e tensioneve në këtë rajon.

Ushtria e Republikës së Kosovës përkrahet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Por Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklaruan mbështetjen e tyre të plotë mbi formimin e ushtrisë së republikës së Kosovës . Ambasadori i shteteve të bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett, Kishte deklaruar më parë se ishte “e natyrshme për Republikën e Kosovës si vend i pavarur dhe sovran që të ketë aftësitë e saj të vetëmbrohet.

Philip Kosnett
Philip Kosnett

Ambasadori Kosnett deklaroi me anë të një statusi në Twitter të premten e kaluar, “Shtetet e bashkuara të Amerikës. Do të jenë me ju.”Ai vuri në dukje se formimi i plotë i ushtrisë së Republikës së Kosovës do të zgjaste plot 10 vjet.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë Citoi me anë të në një deklarate se: “Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me aleatët dhe partnerët e NATO-s dhe të angazhohet në komunitetet e pakicave, tani por dhe gjatë gjithë procesit shumëvjeçar që kemi përpara.

Votimi për Krijimin e ushtrisë së republikës së Kosovës ishte nga një seri veprimesh sekrete që kanë sjellë ngrirjen e dialogut të sponsorizuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Republikës së Kosovës. Serbia Pati sukses në Lobimin që realizoi pak kohë më parë. Lobim për ta mbajtur Kosovën jashtë Interpolit. Duke zhvilluar një fushatë për të bindur vëndet e botës që të mos njohin Pavarësinë e Kosovës.

Ramush Haradinaj
Ramush Haradinaj

Ushtria e Republikës së Kosovës faktor stabiliteti në rajonin tonë

Kosova do të luftojë për të drejtën dhe mbrojtjen e integritetit të saj tha Kryeministri Haradinaj. Duke shtuar se “nuk kishim asnjë zgjidhje tjetër përveçse të mbaheshim vetë në këmbët tona”.

Më të lexuarat