Connect with us

Rusia

Vdes një 14 vjeçare në Rusi për shkak të celularit që kishte lënë në prizë teksa ndodhej në vaskë

Published

on

Vdes një 14 vjeçare në Rusi për shkak të celularit që kishte lënë në prizë teksa ndodhej në vaskë

Vdes një 14 vjeçare në Rusi për shkak të celularit që kishte lënë në prizë teksa ndodhej në vaskë. Një adoloshente ka vdekur në mënyrë tragjike teksa ndodhej në vaskën e saj dhe po dëgjonte muzikë me kufjet e saj. Kjo kishte ndodhur për arsye se kishte harruar celularin në prizë. Ngjarja ka ndodhur në Rusi.

Katërmbëdhjetë vjeçarja, Yulia Vysotskaya po dëgjonte muzikë nga celulari i saj teksa ndodhej në vaskë, në shtëpinë e saj në zonën Cheboksary, në afërsi të Moskës.

Sipas mjekëve, ajo kishte humbur ndjenjat nga elektroshoku dhe në vazhdim ishte mbytur. Prindërit e saj kishin thërritur menjëherë ndihmën e shpejtë, por ishte tepër vonë.

Hetuesit që kanë marrë përsipër këtë çështje kanë urdhëruar të bëhet ekzaminimi mjekoligjor për të zbuluar se çfarë ka ndodhur dhe cila ishin rrethanat. Ky lajm është transmetuar dhe nga gazeta Independent.

Bëhet fjalë për incidentin e tretë të kësaj natyre në Rusi, gjatë vitit të fundit, Pavarësisht paralajmërimeve që janë bërë mbi karikimin e celularëve pranë ujit. Gjatë vitit 2018 kishin ndodhur dhe dy raste të tjera të këtij lloji, një 15 vjeçare dhe një 12 vjeçare kishin vdekur në të njëjtën mënyrë.

«Të relaksohesh me celularin në dorë teksa ndodhet në karikim është vdekjeprurëse. Është njësoj sikur të luash lojën e Ruletës Ruse me armë në dorë», kishte deklaruar një inxhinier elektrik.


Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat