Connect with us

Rajoni

Vdiqën 4 pilotët e helikopterit ushtarak që ra në Stamboll

Published

on

Vdiqën 4 pilotët e helikopterit që u rrëzua në Stamboll featured image

Sipas informacioneve, kanë humbur jetën e tyre që të katër pilotët e helikopterit ushtarak që u rrëzua gjatë pasdites së sotme në një kompleks ndërtesash në zonën Çekmeköy të Stambollit.

Ambulancat dhe grupet e shpëtimit kishin arritur menjëherë në lagjen Taşdelen të zonës së Çekmeköy-t, vendi ku kishte rënë helikopteri ushtarak.

Sipas Guvernatorit të Stambollit, Ali Yerlikaya, helikopteri i trajnimit kishte rënë ndërsa po përpiqej të realizonte ulje të detyruar.


Vdiqën që të katër pilotët e helikopterit ushtarak që u rrëzua gjatë pasdites së sotme në  Stamboll

Guvernatori i Stambollit tha se: «Personeli ushtarak, 4 personat që gjendeshin në helikopter ishin transportuar në spitalin Sancaktepe ku ishte konstatuar dhe vdekja e tyre». Guvernatori bëri të ditur se helikopteri ishte përplasur në një kompleks ndërtesash në zonën e Parkverde-s, në afërsi të rrugës Sultangazi.


Vdiqën që të katër pilotët e helikopterit ushtarak që u rrëzua gjatë pasdites së sotme në  Stamboll 2

Ai tha se deri tani nuk janë raportuar viktima në mesin e qytetarëve që gjendeshin në terren. Deri tani arsyet e rrëzimit të helikopterit mbeten të paqarta. Në vendngjarje kishin mbërritur menjëherë forca të shumta të Policisë, automjete të zjarrfikëses dhe personel mjekësor. Sipas rrjtetit televiziv NTV aksidenti kishte ndodhur për shkak të një defekti mekanik.


Më të lexuarat