Connect with us

Bota

Video shokuese, orteku përpin skiatorin në pistë

Published

on

Video shokuese, orteku përpin skiatorin në pistë featured

Një video e xhiruar nga një skiator teksa po bënte ski në një pistë ka bërë xhiron e botës. Ai ka filmuar veten e tij teksa përpihet nga një ortek. Sipas informacioneve nuk ka pësuar asnjë lëndim. Ai po bënte ski në një shpat i cili quhet Guardsman Pass. Kjo pistë ndodhet në Utah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Video shokuese, orteku përpin skiatorin në pistë post

Momentet dramatike janë filmuar nga kamera që ai kishte instaluar në kokoren e tij. Papritur, teksa ai po zbriste shpatin ishte shkaktuar një ortek i cili e kishte mbuluar brenda pak minutash.

Ai dëgjohet teksa thërriste si i dëshpëruar për ndihmë. Për fatin e tij të mirë, bashkë me të gjendeshin dhe shokët e tij të cilët kishin dëgjuar thirrjet e tij dhe vajtën ta ndihmonin. Ata kishin arritur ta lironin nga dëbora duke i shpëtuar jetën.



Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report