Connect with us

Lajme

Vietnam » Votohet ligj për përkufizimin lirisë së përdorimit të Internetit

Published

on

Vietnam-»-Votohet-ligj-për-përkufizimin-lirisë-së-përdorimit-të-Internetit-featured

Ky ligj tenton të ushtrojë kontroll total mbi të gjitha rrjetet sociale

Ligji i ri kërkon nga kompanitë si Google dhe mediat sociale si Facebook ose Twitter të heqin brenda ditës ç’do materjal që nuk përputhet me regjimin Komunist. Pasi ky regjim i konsideron këto përmbajtje si toksike për shoqërinë civile të Vietnamit. Ky ligj ka hyrë në fuqi që nga data 1 Janar. Ligji në fjalë pretendon nga kompanitë e teknologjisë si Google apo Bing. Por përfshin dhe ato të mediave sociale. Duke i detyruar ato të tërheqin brenda ditës ç’do lloj materiali që ky regjim konsideron të kundërt me Politikën e tij të brendshme.

Ky ligj i cili ishte votuar me një maxhorancë prej 91%  votash në parlamentin Vietnamez gjatë fund vitit 2018. Dhe ka hyrë në fuqi që nga 1 janari i këtij viti! Nuk kanë munguar kritikat nga shtete si Amerika dhe ato të Bashkimit Evropian por dhe nga shumë organizata jo qeveritare. Këto shtete kanë akuzuar Vietnamin se po kopjon të njëjtën politikë censurimi kibernetik që ka dhe Kina e cila po shtyp Lirinë e shprehjes së qytetarëve të saj.

Reagojnë institucionet ndërkombëtare

Zëdhënësi i Amnistisë Internacionale tha se <<Me fuqitë gjithëpërfshirëse që ky ligj i jep qeverisë mbi përgjimin e aktivitetit virtual nuk ngelet më asnjë vend i lirë në Vietnam ku njerëzit mund të bisedojnë lirisht>>.

Sipas legjislacionit të ri Vietnamez kompanitë si Google dhe Facebook detyrohen ti japin qeverisë çfarëdo të dhënash personale të përdoruesve që ajo kërkon. Dhe paralelisht i detyron këto kompani të hapin zyra përfaqësuese në këtë shtet nëse duan të kenë aktivitet aty. Ministria e Sigurisë Publike u ka dhënë një afat 12 mujor të gjitha këtyre kompanive.

Reagon dhe kompania Facebook

Kompania FACEBOOK duke komentuar mbi ligjin e ri! Dhe ka shpallur se do të mbrojë të drejtat e përdoruesve të kësaj platforme dhe se <<do të tërheqë ç’do material që shkon kundër standardeve të tij>>, sapo të informohet. Më tej ka shtuar se ka një procedurë të përgjithshme dhe të qartë mbi trajtimin e kërkesave nga qeveritë e gjithë botës.

Kompania FACEBOOK duke komentuar mbi ligjin e ri! Dhe ka shpallur se do të mbrojë të drejtat e përdoruesve të kësaj platforme dhe se <<do të tërheqë ç’do material që shkon kundër standardeve të tij>>, sapo të informohet. Më tej ka shtuar se ka një procedurë të përgjithshme dhe të qartë mbi trajtimin e kërkesave nga qeveritë e gjithë botës.

Nga ana tjetër Google e cila ka planifikuar të hapi një zyrë në Anoi nuk dëshiroi të lëshonte asnjë koment mbi politikën e re përkufizuese. Një politikë që ndër të tjera ju ndalon përdoruesve të përhapin ç’do lloj informacioni i cili mund të konsiderohet antiqeveritar, antikombëtar apo edhe manipulim i historisë Vietnameze. Me pretendimin se këto informacione mund të shkaktojnë Kaos dhe defekte gjatë aktiviteteve shoqërore dhe Ekonomike.

Diktaturë totalevitin 2019

Vitet e fundit Vietnami ka shpresuar qëndrimin e tij karshi aktivistëve në favor të lirive shumë nga të cilët kanë përfunduar të burgosur. Organizata e mbrojtjes së drejtave t njeriut i ka dërguar thirrje qeverisë Vietnameze të anulojë zbatimin e ligjit të ri Kibernetik. Përfaqësuesja e kësaj organizate ka deklaruar se <<ky ligj është krijuar për të thelluar më tej monitorimin e gjerë nga Ministria e Sigurimit. Në mënyrë që të identifikohen kritikuesit e saj dhe të përforcohet monopolizimi i pushtetit nga Partia Komuniste>>.

Vietnam-»-Votohet-ligj-për-përkufizimin-lirisë-së-përdorimit-të-Internetit partia komuniste

Javën e kaluar sindikata e Gazetarëve të Vietnamit ka prezantuar një kod të ri mirësjelljeje! I cili përcaktonte përdorimin e rrjeteve sociale nga anëtarët e saj. Ky kod i ri ndër të tjera u ndalon atyre të nxjerrin lajmë nëpër statuse si fotografi apo komente të cilat bien ndesh me politikën qeveritare. Organizata <<Gazetarë pa kufij>> ka kritikuar rëndë si kodin e mirësjelljes ashtu dhe ligjin anti-kibernetik. Duke i karakterizuar të dyja si një model i përshtatur për kontrollimin e informacionit të lirë nga qeveria.

Nga ana tjetër Analistët konsiderojnë se ky ligj i ri do të përkufizojë ambicjet e Vietnamit për të zhvilluar një ekonomi dixhitale. Kjo bëhet për të  tërhequr investime relative. Vietnami ka një popullsi prej 94 milion banorësh nga të cilët 54 milion janë përdorues të rregullt të mediave sociale. Shteti i Vietnamit është renditur në vendin e 7 në botë për numrin e përdoruesve aktivë në FACEBOOK.

Më të lexuarat