Connect with us

Austria

Vjenë » Grabitet kisha dhe mbahen peng priftërinjtë

Published

on

Grabitet një kishë në Vienë

Një sulm kundër një kishe të Vjenës kanë kryer disa persona. Gjatë këtij sulmi kanë mbetur të plagosur pesë priftërinj. Kjo ngjarje ka ndodhur rreth orës 1:30 në orën Lokale.

Dy autorët kanë sulmuar priftërinjtë duke i lidhur ata dhe duke i mbajtur për pesë orë peng brenda në kishë.


Vjenë Grabitje

Sipas informacioneve autorët mendohet se kanë  keqtrajtuar priftërinjtë por policia në deklaratën e saj nuk ka thënë nëse ata mbanin me vete armë apo jo. Viktimat u gjetën nga policia në orën 16:17 minuta.

Nga informacioni që kemi deri tani njëri nga autorët kërkonte për para dhe sende me vlerë. Policia deklaroi se ka hedhur poshtë ç’do skenar në lidhje me terrorizmin.

Policia po ndjek autorët në drejtim të paditur. Në ndjekjen e autorëve po merr pjesë dhe një helikopter i Policisë.

Kisha e Shën Stefanit në Vjenë u evakuua për të paktën një orë pasi persona të panjohur ende kishin telefonuar për bombë. Menjëherë u mobilizuan forcat e rendit dhe kontrolluan vendngjarjen por nuk gjetën asgjë.


Më të lexuarat