Connect with us

Bota

Vladimir Putin » Rusia është gati për dialog të gjerë me SH.B.A

Published

on

Vladimir-Putin-»-Rusia-është-gati-për-një-dialog-të-gjerë-me-SH.B.A

Moska është gati për dialog

<<Moska është gati për një dialog të  gjerë>>, nënvizoi presidenti i Rusisë Vladimir Putin në një letër që i dërgoi Presidentit Amerikan për vitin e ri. Kjo gjithmonë sipas burimeve nga Kremlini.

Ndërsa në një letër tjetër që i ka dërguar Presidentit të Sirisë Bashar Al Asad ai premton vazhdimin e përkrahjes dhe ndihmls së nevojshme ndaj Qeverisë Siriane dhe popullit të saj <<Luftë kundër terrorizmit>>.

Presidenti Rus Vladimir Putin u ka dërguar gjithashtu letra me urime për vitin e ri dhe disa Liderëve Botërorë! Midis tyre dhe Kryeministres së Britanisë Tereza Mei, atij Japonez  Shinzo Abe por dhe Presidentit Kinez Xi Jinping.

Vladimir-Putin-»-Rusia-është-gati-për-një-dialog-të-gjerë-me-SH.B.A-2

Bashkëpunim me Turqinë për sigurinë dhe stabilitetin në rajon

Duke ju drejtuar homologut të tij Turk me rastin e vitit të ri ka shprehur optimizmin e tij për bashkëpunimin e dy vendeve për të shtuar sigurinë në EuroAzi. Në këtë letër Presidenti Rus pasi ka dërguar urimet për vitin e ri ka referuar dhe sektorët e bashkëpunimit të ngushtë midis dy shteteve. Duke nënvizuar se ka filluar dhe ndërtimi i stacionit të parë të energjisë bërthamore. Por ka vënë në dukje dhe përfundimin e sektorit detar të gazsjellësit TurkishStream.

Putin-erdogan-handshake

Presidenti Rus Vladimir Putin ka nënvizuar dhe “kontributin vendimtar të dy vëndeve ”për luftimin e Terrorizmit Internacional në Siri. Por dhe promovimin e një zgjidhjeje politike në këtë vend.

Më të lexuarat