Connect with us

Lajme

Vladimir Putin viziton zyrtarisht Beogradin

Published

on

Vladimir Putin viziton zyrtarisht Beogradin

Gjatë vizitës së Presidentit rus në Serbi janë nënshkruar mbi 20 marrëveshje. Sipas informacjoneve zyrtare gjatë vizitës së Presidentit rus në Beograd, janë nënshkruar plot 21 marrëveshje dhe protokolle bashkëpunimi në disa sektorë të ndryshëm. Midis tyre dhe përdorimi i energjisë bërthamore për qëllime paqësore. Në këtë takim dhe mesazhet gjeopolitike nuk kanë munguar.

Në sektorin e energjisë u nënshkrua marrëveshja për rritjen e kapacitetit të magazinimit nëntokësor të gazit në «Batanski Dvor», në Vojvodinë. Rritja e kapacitetit nga 450 milion kubikë që është sot do të vejë në 750 milion kubik në të ardhmen.



Gjithashtu u ra dakord për krijimin e infrastrukturës për prodhimin e gazit të lëngshëm në partneritet me Rusinë. Një lëndë e cila do të disponohet për eksportim.

Qëllimi i Rusisë është që Serbia të përfshihet në rrugëkalimin e «Turkish Stream» dhe atë të «energjisë bërthamore»

Presidenti Rus komunikoi në konferencën për shtypin se qëllimi i Rusisë është përfshirja e Serbisë në trajektoren e gazsjellësit «Turkish Stream», i cili ka destinacion destinacion Austrinë dhe Evropën qendrore.

Madje ai deklaroi se këtë çështje do ta diskutonte dhe me homologun e tij «Rexhep Taip Erdogan» në një takim të planifikuar.

Kompania elektrike publike (EPS) nënshkroi dhe ajo një kontratë me një kompani Ruse për renovimin dhe zgjerimin e kapacitetit të stacionit hidroelektrik «Djerdap 2», i cili ndodhet në Danub.

Parashikohet që ky zgjerim të rrisë kapacitetin e këtij stacioni nga 270 megavat, në 320 megavat.



Ministria e teknologjisë së Serbisë nënshkroi një marrëveshje me Kompaninë publike «Rosatom». Kjo marrëveshje parashikon bashkëpunim mbi përdorimin e energjisë bërthamore për qëllime paqësore.

«Kompania Hekurudhore Serbe», (ZS) nënshkroi me kompaninë Ruse «RSZ» një kontratë me vlerë 230 milion euro. Në këtë kontratë parashikohej rindërtimi i rrjetit hekurudhor Serb, nga Beogradi deri në Novisad.

Pjesë e kësaj kontrate ishte dhe ndërtimi i një qendre të përbashkët hekurudhore dhe modernizimi i rrjetit nga Beogradi deri në kufi me Malin e zi.



Pjesa tjetër e marrëveshjeve që u nënshkruan kanë të bëjnë me sektorët e teknologjisë dixhitale, mbi kërkimin dhe përdorimin e hapësirës.

Bashkëpunim ushtarak – Teknologjik dhe tregti të lirë me «Bashkimin Euro-aziatik»

Në këtë marrëveshje parashikohet gjithashtu dhe bashkëpunim teknologjik Ushtarak si dhe bashkëpunim në sektorin e sigurimit social dhe atë të mirëqenies.

Presidenti rus, Vladimir Putin, premtoi gjithashtu se do të ndërhynte në «Bashkimin Euro-aziatik» i cili përbëhet nga Rusia, Bjellorusia, Kazakistani, Armenia, dhe Kirgizia. Ai premtoi se do të përpiqej që Serbia të firmoste për të ushtruar tregti të lirë me këto shtete.



Presidenti Rus gjatë qëndrimit të tij në Beograd vizitoi dhe monastirin e «Shën Savës», ilustrimi i mozaikut të së cilës është realizuar me fonde Ruse. Në hyrje të kësaj kishe e priste Patriarku i Serbëve «Irineos».



Më të lexuarat