Connect with us

Bota

Vodhi 250.000 £ nga arka e biznesit për të paguar një prostitutë

Published

on

Vodhi 250.000 £ nga arka e biznesit për të paguar një prostitutë featured

Ai kishte vjedhur rreth 250.000 £ nga arka e biznesit ku punonte si kontabilist dhe i kishte arkëtuar tek këmbët e një prostitute luksi. Bëhet fjalë për 37 vjeçarin Andrew Barnbrook nga Britania e Madhe. Ai kishte humbur mendjen e tij që nga momenti që kishte njohur 24 vjeçaren, Victoria Sinclair, të cilës i bënte dhurata të shtrenjta dhe nuk humbiste asnjë rast të gjendej me të.

  • Vodhi 250.000 £ nga arka e biznesit për të paguar një prostitutë

Andrew punonte si kontabilist pranë skuadrës së futbollit AFC Fylde, nga arkat e së cilës kishte zhvatur një shumë prej 250.000 £. Modeli i njohur paguhej rreth 3.99 £ në minutë për të paktën 10 minuta show nëpërmjet kamerës.

Biondja e bollshme banonte në një distancë të largët nga ai dhe paraqitej në takim me një makinë luksoze e cila kushtonte të paktën 60.000£. Për çdo takim me këtë person ajo paguhej rreth 400 £ për një orë.

Vodhi 250.000 £ nga arka e biznesit për të paguar një prostitutë luksi

Jeta luksoze është pjesë e jetës së përditshme të saj. Ajo ka shumë fotografi në Instagram që e tregojnë një gjë të tillë. Ajo fotografohet gjithnjë nëpër restorante të shtrenjta dhe pushime në Dubai. Ibiza, Las Vegas etj. Në disa foto të tjera ajo tregon bizhuteritë e saj të shtrenjta.

Siç u bë e njohur në gjyqin e tij, Andrew Barnbrook kishte arritur të transferonte gradualisht në llogarinë e tij personale, nga buxheti i skuadrës. Kjo shumë ishte rreth 250.000£ dhe përdorej kryesisht për të sponsorizuar pasionin e tij dhe Bixhozin.

«Ai i blinte asaj çdo gjë që ajo i kërkonte», ishte dëgjuar të thuhej në sallën e gjyqit sipas gazetës The Sun. Paratë i kishte zhvatur gradualisht në një hark kohor prej 16 muajsh deri sa ishte zbuluar.

Andrew kishte pranuar krimin dhe presidenti i skuadrës së futbollit kishte shprehur keqardhjen e tij. «Krijova këtë biznes me një të punësuar në vitin 1998 dhe tani kam rreth 300 të punësuar në mbarë botën.

Kjo çështje zbuloi boshllëqet e sistemit që lejuan vjedhjen e kësaj shume» kishte thënë ai. «Për fat të keq nga kjo çështje kishte dalë e fituar vetëm një prostitutë dhe nuk kemi asnjë të drejtë ligjore të kërkojmë paratë tona mbrapsht».


Më të lexuarat