Connect with us

Shqipëria

Votimet 2019: PD zbaton planin “B” duke përgatitur terrenin për mosnjohje të zgjedhjeve

Partia Demokratike organizon një aksion të egër dizinformimi gjatë ditës së sotme dhe kundër procesit të zgjedhjeve lokale.

Published

on

Votimet 2019- PD zbaton planin “B” duke përgatitur terrenin për mosnjohje të zgjedhjeve

Sot votimet kanë filluar në mënyrë normale dhe pa trazira në gjithë vendin. Kjo nuk ka ndodhur për shkak se PD-ja nuk dëshironte të organizonte tubime dhe protesta por se nuk ka patur asnjë mundësi pasi është vënë me shpatulla pas muri nga ndërkombëtarët.

Të gjithë e keni vënë re sot se informacionet janë kontradiktoriale nga portali në portal dhe kjo varet se cilës parti i përkasin këto portale, qëllimet e së cilave dihen nga Shqiptarët.

Kishim disa incidente tak-tuk por asnjë problem të pazgjidhshëm duke përjashtuar këtu rrethin e Shkodrës. Në këtë rreth kryetarja e bashkisë, Voltana Ademi, tentoi të mbyllte një pjesë të madhe të qendrave të votimit, gjithmonë nën urdhrat e partisë për të krijuar skenarë bojkoti në shërbim të planit “B”, i cili është zmadhimi artificial i një bojkoti për ta paraqitur si fitore. Mos harrojmë që kjo ishte paralajmëruar dhe nga Kryeministri Rama, publikisht.

Përveç kësaj, Partia Demokratike nuk është ndaluar me kaq pasi ka bërë dhe thirrje publike qytetarëve duke u kërkuar atyre të bojkotojnë zgjedhjet. Kjo në vetvete përbën një përpjekje për të sabotuar zgjedhjet.

Ndërsa i gjithë ky skenar është vënë në zbatim, Lulëzim Basha është filmuar në plazh bashkë me gruan e tij. Në të njëjtën kohë Partia Demokratike lëshoi një deklaratë ku përgënjeshtron videon duke deklaruar se z. Basha ndodhet në zyrën e tij. Fatkeqësisht videoja është autentike dhe e pa përgënjeshtrueshme. Pra,PD kapet në flagrancë duke gënjyer haptas.

Ndër të tjera, Partia Demokratike është përpjekur sot të faktorizojë skenarin e vjetër të shitblerjes së votave. Kjo është absurde pasi asnjë parti nuk blen vota kur e ka fitoren të sigurtë. Nuk është nevoja!

Lideri historik i PD-së, Sali Berisha ka lëshuar një video ku sipas tij bëhet fjalë për blerje votash. Në këtë video shikohen 3 persona dhe një vajzë e cila takohet me ta. Faktikisht këtu Berisha parashtroi një video thjesht për të nxitur pasi kjo video nuk është verifikuar se nën cilat rrethana është realizuar. Në një video e cila nuk përbën asnjë fakt për askënd. Kjo video thjesht cenon sigurinë e qytetarëve të cilët po përdoren nga PD, pa dijeninë e tyre, për të ushtruar mbi popullin «propagandë masive».

Kjo video nuk vërteton asgjë pasi ajo po serviret në mënyrë të manipuluar. Nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës që një parti të dërgojë një skuadër prej tre personash për të blerë votën e një 18 vjeçarje. Kjo është absurde dhe e pa bazë.

Sali Berisha postoi sot dhe një video ku sipas tij, PS po shpërndan miell pë të blerë votat. Videon mund ta shikoni më poshtë:

Kjo vërtet është një gënjeshtër amatoreske dhe e pa falshme për një  profesionist por megjithatë nuk është hera e parë që z.Berisha bën diçka të tillë dhe as e fundit natyrisht.

Asnjë parti apo lëvizje nuk të parkon fugonin në mes të ditës, mu në mes të sheshit duke shpërndarë miell për blerje votash dhe duke pritur kundërshtarin ta filmojë për ta denoncuar. Dihet qartë që kudo ka simpatizantë që reklamojnë PS-në duke veshur makinat e tyre me siglën e kësaj partie.

Këto fenomene dhe mashtrime nga ana e PD-së nuk i çudisin aspak shqiptarët pasi tashmë janë shndërruar në traditë për Opozitën jo parlamentare. Dizinformimi dhe propaganda e bazuar në manipulim është një taktikë e vjetër e saj. Një strategji e parashikuar dhe e paralajmëruar.

Ndërkohë propaganda nga mediat dhe portalet e kontrolluara nga Partia Demokratike vazhdon non stop. Në këto media mund të lexosh çdo lloj brroçkulle. Militantët e PD-së kanë realizuar një seri manifestimesh paqësore dhe po digjen në diell për partinë ndërsa kryetari i saj po freskohet në plazh. Këtë mënyrë zgjodhi dhe Presidenti i Republikës me «Blushin e tij». Militantët digjen për partinë ndërsa partia freskohet.

Më të lexuarat