Connect with us

Oqeania

Vrasësi i Zelandës së Re, Brendon Tarrant kishte krijuar një manifest prej 87 faqesh

Published

on

Brendon Tarrant kishte krijuar një manifest prej 87 faqesh featured

Autori i këtij krimi makabër kishte transmetuar drejtpërdrejt momentet e masakrës në rrjetet sociale. Sipas informacioneve ai kishte ngritur në profilin e tij dhe një manifest prej disa faqesh.

Në një postim anonim që kishte bërë në forumin 8chan, ai kishte thënë: «do të realizoj sulm kundër pushtuesve». Forumi i cili frekuentohej rregullisht nga autori i krimit është një forum i njohur për fenomenin e racizmit ekstrem.

Më tej ai kishte lajmëruar se sulmin e tij do ta transmetonte LIVE në profilin e tij të Facebook-ut. E kishte fjalën për sulmin që realizoi pas këtij njoftimi, i cili u mori jetën të paktën 49 njerëzve.



Në manifestin e tij ai ka rrëfyer se motivimi as këtij sulmi makabër ishte «Gjenocidi i bardhë», një term që përdoret nga grupet raciste duke nënkuptuar emigrantët myslimanë dhe rritjen e popullsisë së tyre. Dokumenti në fjalë kishte filluar duke cituar një poemë nga poeti i Uellsit Dylan Thomas, «mos filloni sjellshëm këtë natë të mirë».

Midis të tjerash ai kishte përshkruar dhe motivimin e tij duke bërë thirrje për krijimin e «kushteve të terrorit» dhe për «nxitje dhune ndaj myslimanëve» duke ofruar dhe detajet e biografisë së tij.

Brendon Tarrant kishte krijuar një manifest prej 87 faqesh ku kërcënonte dhe Turqinë

Gjithashtu, ai kishte thënë se kishte marrë frymëzim nga terroristë të tjerë si Anders Behring Breivik, i cili kishte vrarë 77 njerëz në Oslo të Norvegjisë gjatë vitit 2011. «Mbështes shumë nga ata që janë kundër gjenocidit etnik dhe kulturor. Ai më tej kishte përmendur disa emra si: «Luca Traini, Anders Breivik, Dylan Roof, Anton Lundin Pettersson, Darren Osbourne..etj».

Në një faqe tjetër ai kishte shkruar: «Nuk pres thjesht të çlirohem, por pres dhe një Nobel Paqeje. Ashtu siç i ishte dhënë dhe Nelson Mandelës dikur, kur njerëzit e tij kishin fituar dhe morën pushtetin. Pres të çlirohem pas 27 vitesh nga burgu, kaq vite kishte bërë dhe Nelson Mandela për të njëjtin krim».

Madje, ai në faqen 27 u kishte dërguar mesazh dhe Turqve duke ju referuar Stambollit. «Për Turqit, mund të jetoni paqësisht në territoret tuaja dhe nuk do të pësoni asnjë të keqe, në anën lindore të Bosforit.

Po guxuat të jetoni kudo në territore evropiane, kudo në perëndim to Bosforit, ne do ju vrasim dhe do t’ju përzëmë si buburrecat nga tokat tona. Po vijmë të marrim Stambollin dhe do të shkatërrojmë çdo xhami dhe minare brenda në Stamboll.

Bazilika e Shën Sofisë do të çlirohet nga minaret dhe Stambolli do të jetë përsëri një qytet krishterë. Vraponi në tokat tuaja sa keni akoma kohë». Në të njëjtën kohë, në profilin e tij në Twitter ai kishte publikuar disa fotografi me armatim ushtarak. Ky armatim ishte mbuluar me emra dhe mesazhe të cilat kanë lidhje me nacionalizmin e bardhë.


Më të lexuarat