Connect with us

Greqi

Rodhos: Studentja ishte akoma e gjallë dhe i lutej autorëve ta dërgonin në spital.

Published

on

Çështja Topaludhi Fakte të reja nga celulari i Grekut featured

Sipas 19 vjeçarit Shqiptar Studentja ishte akoma e gjallë dhe i lutej autorëve ta dërgonin në spital. Pikërisht 21 vjeçari Grek ishte ai që e shtynte “Ta hiqnin qafe”. Mjeku i ekspertizës ligjore konstatoi se po të ishte dërguar Studentja në spital, tani ajo do të ishte ende e gjallë!

Studentja ishte ende e gjallë dhe i lutej autorëve ta dërgonin në spital

Shok shkakton në Greqi dëshmia cinike e 19 vjeçarit Shqiptar Aleksandër Lucaj. Ai deklaron se mbasi e goditën në kokë me një hekur rrobash,ajo u kishte kërkuar atyre ta shoqëronin në spital. Por as ai dhe as bashkëpunëtori i tij nuk kishin ndërmend të bënin një gjë të tillë.

Studentja ishte akoma e gjallë dhe i lutej autorëve ta dërgonin në spital

Dëshmia e Shqiptarit në përputhje me konkluzjonet e mjekut ligjor i cili analizoi trupin e saj janë shokuese. <<Po të ishte dërguar në spital ajo do të ishte ende e gjallë>>.

I riu shqiptar, njëri nga dy të burgosurit që mbahen nga autoritetet për vrasjen e Elena Topaludhit. Deklaroi në dëshminë e tij se i kishte thënë Grekut ta çonin vajzën në spital. Por ai duke kundërshtuar ishte përgjigjur duke  ushtruar presion për ta zhdukur trupin e saj ndonëse se studentja ishte akoma e gjallë.

Informacionet e para  mbi dëshminë e 19 vjeçarit shqiptar pohojnë se ai ka pranuar pjesëmarrjen e tij në krim. Detajet që ka dhënë shfaqin një tendencë për të hedhur gjithë përgjegjësinë e krimit mbi Grekun 21 vjeçar. I cili deri në këtë moment, sipas avokatit të tij ka mohuar përfshirjen e tij si autor në këtë ngjarje.

Gjithçka ndodhi në vilën e Manolit

Sipas dëshmive paraprake 19 vjeçari ka pretenduar se gjithçka ka ndodhur në shtëpinë e 21 vjeçarit Grek në Lindhos. Më tej vijon se gjithçka filloi kur 21 vjeçari i kërkoi studentes diçka që ajo kishte refuzuar. I riu shqiptar deklaroi se pikërisht në atë moment, i irrituar e goditi studenten në kokë me një hekur rrobash. Sipas dëshmisë studentja pas kësaj,  u kishte kërkuar dy të rinjve ta dërgonin në spital.

Por kjo ishte diçka që dhe ai i kërkonte 21 vjeçarit ta mos e bënte. Siç vijon më tej në dëshminë e tij i riu ishte pikërisht Manolis Kukuras i cili nxiste ta “hiqnin qafe” viktimën. Pasi sipas dëshmisë së tij: Greku kishte thënë“Ti shkojmë deri në fund,  të shkojmë ta hedhim nga shkëmbinjtë”!!

Kufoma e Elena Topaludhit në det

Siç përshkruhet në dëshminë e parë të 19 vjeçarit. Studentja tashmë i kishte humbur ndjenjat e saj nga goditjet dhe rezistenca që kishte bërë kur ngarkuan trupin e saj në makinë. Dhe të dy bashkë vajtën dhe e hodhën trupin e saj nga shkëmbinjtë diku “në Pefkus” ndonëse ajo ishte akoma e gjallë.

Gjithmonë sipas rrëfimit paraprak të 19 vjeçarit Shqiptar pranë autoritetit të portit! Ai kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën më parë. Kur në një moment Greku filloi të kërkonte dhe ai marrëdhënie seksuale me viktimën por një gjë e tillë ishte refuzuar katigorimatikisht nga ajo. dhe pikërisht në atë moment filloi gjithçka!

Më të lexuarat