Connect with us

Shtetet e Bashkuara

Vriten në mënyrë tronditëse 6 fëmijë, në Kalifornia, prindërit e tyre i hodhën qëllimisht në një greminë

Published

on

Vriten në mënyrë tronditëse 6 fëmijë, në Kalifornia, prindërit e tyre i hodhën qëllimisht në një greminë

Autoritetet kanë zbuluar se bëhet fjalë për vetëvrasje + vrasje. Ata kishin përfunduar në këtë konkluzion pasi e ëma e tyre kishte kërkuar mënyra në internet për të mësuar se si të vetëvritej duke u mbytur. Gruaja e dytë ishte ajo që kishte shkelur gazin për të lëshuar makinën në greminë, bashkë me 6 fëmijët brenda.

Sipas një publikimi të gazetës Time, juria kishte rënë dakord se Jennifer dhe Sarah Hart, kishin vrarë veten me datë 26 Mars të vitit të kaluar, në provincën Mendocino. Ata kishin deklaruar se: «fëmijët e moshës nga 12 deri 19 vjeçare nuk kishin të njëjtat qëllime me mamanë e tyre».

Ekzistonin edhe disa denoncime se këto gra dhunonin dhe abuzonin fëmijët e tyre. Incidenti i vetëvrasjes kishte ndodhur disa ditë pas vendimit të autoriteteve për të urdhëruar një hetim për neglizhencë ndaj fëmijëve.

Sipas policisë, dy gratë kishin rrëmbyer fëmijët dhe ishin larguar nga shtëpia e tyre me datë 23 Mars, pas vizitës së punonjësve socialë.

Njëra nga këto gra ishte vazhdimisht në rrugë me fëmijët, kërkonte në internet mënyra se si të kryente vetëvrasje me anë të mbytjes ose me substanca të ndryshme. Ajo pyeste vazhdimisht nëse kishte dhimbje apo jo gjatë vdekjes me një mënyrë të tillë.

Kyfomat e dy nënave gjendeshin brenda në makinë ndërs fëmijët gjendeshin në vende të ndryshme, disa në breg dhe disa në det. Njëri nga fëmijët nuk ishte zbuluar deri sot.

Një komshi i tyre kishte dëshmuar pranë autoriteteve se nënat e tyre i linin vazhdimisht pa ushqim. Kur kishin vajtur punonjësit socialë në shtëpi ata nuk u kishin hapur derën.


Më të lexuarat