Connect with us

Australia

Vritet shqiptari sepse nuk kishte para të paguante qiranë

Published

on

Vritet shqiptari sepse nuk kishte para të paguante qiranë featured

Një 42 vjeçar i cili ishte përgjegjës për dhënien me qira të një apartamenti nëpërmjet platformës Airbnb ka pranuar se kishte vrarë një Shqiptar. Ai e kishte kryer këtë akt monstruoz pasi emigranti shqiptar nuk kishte patur para ti paguante qiranë.


Jason Colton pretendoi se kishte vrarë 36 vjeçarin, Ramis Jonuzi, në tetor të vitit 2017. Sidoqoftë, ai tha se qëllimi i tij nuk ishte ta vriste atë por thjesht donte ta linte pa ndjenja.


Vritet shqiptari sepse nuk kishte para të paguante qiranë

Sipas autoriteteve lokale, dy persona e mbanin shqiptarin ndërsa 36 vjeçari nga Australia e godiste pa mëshirë. Sipas rrjetit BBC, Ramis Jonuzi punonte në ndërtim dhe kishte marrë me qira një dhomë në afërsi të Melburnit.

Ramisi kishte disa probleme personale gjatë asaj periudhe, prandaj kishte marrë këtë dhomë me qira për pak ditë në atë zonë.

Ai kishte marrë me qira shtëpinë nga tre të akuzuarit, Jason Colton i cili ishte mikpritësi, Craig Levy, pronari i shtëpisë dhe Ryan Smart, një mik i tyre.

Vritet shqiptari sepse nuk kishte para të paguante qiranë e dhomës që kishte prenotuar

Plani i tij ishte të qëndronte aty për tre ditë, në vazhdim ai kishte kërkuar të zgjasë qëndrimin e tij për një javë dhe duhej të paguante 210$. Kur mbërriti dita të paguante, ai kishte më pak se 10 dollarë në kartën e tij.

Sipas gjykatësve, ai kishte mbledhur sendet e tij, kishte pastruar dhomën dhe sapo ishte bërë gati të ikte, ishte përballur me vrasësit e tij.

«Jason Colton e kishte sulmuar i pari, pasi e kishte vënë me shpatulla për muri e kishte shtrënguar në fyt për ta mbytur», tha prokurori Mark Gibson. Prokurori pretendonte se Colton ishte i pari që e kishte sulmuar.

Ramis Jonuzit i kishte rënë të fikët por ata e kishin tërhequr në kopshtin e shtëpisë dhe kishin vazhduar përsëri ta rrihnin pa ndalim.

Në materialin filmik që dispononin autoritetet, dukej qartë 36 vjeçari shqiptar, i shtrirë në tokë, gjysmë i veshur dhe i larë në gjak.

Jason Colton kishte vazhduar të pretendonte se nuk e dinte se goditjet e tij do ta vrisnin atë, pasi e vetmja gjë që donte ishte ta linte pa ndjenja. Dy të dyshuarit e tjerë kishin deklaruar fajtorë për vrasjen e tij gjatë muajit shtator të vitit të kaluar. Njëri ishte dënuar me 9 vite burg ndërsa tjetri ishte dënuar me 7,5 vite burg.

Kompania Airbnb nga ana e saj ka deklaruar «trishtim dhe zemërim të thellë» për gjithçka kishte ndodhur. Airbnb njoftoi se dhoma në fjalë është hequr nga faqja e saj në internet.



Më të lexuarat