Connect with us

Bota

Xhihadisti hedh veten në erë duke lënë të vrarë 20 persona » Video Shokuese

Published

on

Xhihadisti hedh veten në erë duke lënë të vrarë 20 persona » Video Shokuese

Shok ka krijuar një video e dokumentuar që doli sot në shtyp. Në këtë video shikohet qartë militanti i Shtetit Islamik që hedh veten në erë dhe merr me vete dhe 20 viktima të pafajshme. Ngjarja ka ndodhur në «Manbij» të Sirisë.

Në këtë video duket qartë Xhihadisti në momentin që ai ka shpërthyer eksplozivin me të cilin kishte mbështjellë trupin e tij. Si rezultat i këtij sulmi 20 persona kanë humbur jetën e tyre, midis tyre dhe 5 ushtarë Amerikanë.



Gjatë momentit të sulmit u plagosën dhe tre Ushtarë amerikanë, ndërsa dy të tjerët që gjendeshin brenda në një restorant kanë humbur jetën e tyre. Në vendngjarje mbretëronte kaosi dhe paniku, njerëzit vraponin të shpëtonin me sa fuqi u kishte mbetur.

Sipas agjencisë së Shtetit Islamik «Amak», «sulmi ishte kryer duke përdorur një jelek të mbushur me lëndë shpërthyese». Ju rikujtojmë se lajmin për vdekjen e ushtarëve amerikanë e ka konfirmuar dhe zëvendës presidenti «Maik Pens». Ndër të tjera ai insistoi se «Shteti islamik ka rënë tashmë».

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka folur për këtë çështje gjatë një konferencë për shtyp, të zhvilluar në Ankara, bashkë me presidentin e Kroacisë. Ai ka thënë: «sipas informacioneve që kam unë. Njëzet persona kanë humbur jetën e tyre, midis tyre dhe pesë ushtarë Amerikanë».

Presidenti turk deklaroi se besonte që ky sulm nuk do të ndikonte në vendimin e Presidentit amerikan për tërheqjen e trupave ushtarake Amerikane nga Siria. Ai tha shprehimisht: «Sepse unë pashë vendosmërinë e shquar të Trump-it për këtë çështje».

Ai në fund tha: « Turqia do të vazhdojë luftën kundër Shtetit islamik dhe do të neutralizojë organizatën terroriste në Siri».


Më të lexuarat