Connect with us

Bota

Yellowstone : Vullkani më i rrezikshëm në planet

Published

on

Yellowstone : Vullkani më i rrezikshëm në planet

Nëse do të shpërthente vullkani i parkut «Yellowstone», i cili ndodhet në Shtetet e bashkuara të Amerikës, do të shkaktonte një katastrofë e cila do të transformonte planetin tonë në një ferr të vërtetë.

Ky vullkan do të ndryshonte jetën mbi këtë planet dhe ajo nuk do të ishte më kurrë siç e njohim ne deri tani. Por ju mos u trembni, pasi «NASA» ka një plan për të parandaluar diçka të tillë. Ky informacion është transmetuar dhe në një dokumentar së fundmi.

Yellowstone ka shpërthyer tre herë në të kaluarën. Një herë para 2.1 milion vitesh, para 1.2 milion vitesh dhe hera e fundit që ka shpërthyer ky vullkan ishte para 640.000 vitesh.



Shkencëtarët, në të kaluarën kishin thënë se nëse do të shpërthente ky vullkan, atëherë brenda dy javëve do të shikonim një katastrofë globale. Natyrisht nëse do të ishim gjallë akoma për ta parë atë ditë.

Yellowstone mund të shuante njerëzimin brenda dy muajve

Hiri që do të hidhej në qiell, do të ishte më i lartë se mali i Everestit dhe do të krijohej një shtresë  e cila nuk do të pengonte diellin për një periudhë shumë të gjatë.

Temperatura planetare do të ulej në mënyrë të menjëhershme dhe ekstreme, aq sa s’do kishim kohë të përgatitemi.  Bimët do të shkatërroheshin tërësisht, mos harrojmë dhe fatin e të mbjellave dhe të korrave, të cilat do të zhdukeshin në kohë rekord. 



Mbas një shpërthimi të tillë, ushqimi mbi planet do të zhdukej pothuajse tërësisht brenda dy muajve. Ekziston mundësia që NASA të ketë një plan të zgjuar për parandalimin e kësaj katastrofe.

Burimet thonë se NASA po përgatit diçka për parandalimin e një shpërthimi të mundshëm. Dëgjohet se ky eksperiment është shumë premtues, pasi bëhet fjalë për parandalimin e një shpërthimi.

Projekt 3.7 miljardë dollarësh për parandalimin e shpërthimeve

NASA ka një projekt të një vlere rreth 3.7 biliardë dollarësh, rreth një teknologjie mbi ftohjen e vullkanit. Ky program kishte filluar që në vitin 2015 në një laborator të Kalifornisë dhe quhet: «Mbrojtja e civilizimit njerëzor nga shpërthimet super-vullkanike»

Perspektiva e ndalimit të shpërthimit të një vullkani dëgjohet e kotë dhe ndoshta e pamundur. Megjithatë,  është sugjeruar se qarkullimi hidrotermal në «Yellowstone» mund të arrijë të freskojë magmën dhe të eliminojë rreziqet afatgjata.

Vullkane si Yellowstone shpërthejnë pikërisht kur materiali i shkrirë, i njohur me emrin «magma», arrin të dalë në sipërfaqe, duke përshkuar boshllëqet që krijohen pas spostimit të pllakave tektonike.

Tani për tani 60% e kësaj energjie lirohet në atmosferë nëpërmjet ujit dhe fenomeneve të tjera. Pjesa tjetër mbetet në boshllëqet e magmës duke shtuar presionin drejt majës së tij. Kur ky presion kalon një kufi të caktuar, atëherë boshllëku plas dhe vullkani shpërthen .

Plani i NASA-s parashikon hapjen e disa puseve rreth 6.2 metra të thellë rreth e përqark perimetrit të vullkanit. Në vazhdim këto puse do të mbushen me ujë të ngrirë i cili me kalimin e kohës do të ngrijë dhe shkëmbin i cili ndodhet rreth boshllëkut  të magmës.

Por ky eksperiment nuk do të realizohet së shpejti. Sipas llogaritjeve të fundit, parashikohej që sistemi do të përdorte rreth 20 gigawatt energji për mbajtur Yellowston-in në një temperaturë të sigurtë. Diçka e tillë do të zgjaste për 16.000 vite dhe do të kushtonte mbi 3.5 miljardë dollarë.


Më të lexuarat