Connect with us

Bota

YouTuberi 7 vjeçar i cili fiton 24 milion dollarë në vit

Published

on


Ai është vetëm 7 vjeç por është një nga personat më të famshëm në YouTube dhe ka një kanal me disa miliona ndjekës. Përveç kësaj ai fiton rreth 22 milion dollarë çdo vit.

Bëhet fjalë për një vogëlush, i cili quhet Ryan dhe është nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka 18 milion ndjekës në kanalin e tij dhe videot që ai ka publikuar kanë mbledhur të paktën 27 milion shikime.

Shtatë vjeçari, është protagonist në një serial video i cili mban titullin “Ryan Toys Review”, në të cilin ai hap dhuratat dhe prezanton kritikën e tij mbi këto lojëra.

Mbiemri i vogëlushit mbahet sekret dhe për arsyet e tija personale nuk bëhet publik. Thuhet se tashmë ai do të ketë një emision personal në kanalin televiziv Nickelodeon. Ky Show do të mbajë titullin “Ryan Mystery Playdate”.

YouTuberi 7 vjeçar i cili fiton 24 milion dollarë në vit do të xhirojë këtë vit 20 episodet e para të emisionit të tij

Në këtë emision ai do të filmohet bashkë me familjen e tij dhe një grup shokësh, duke luajtur dhe duke zgjidhur disa mistere të ndryshme. Këtë vit pritet të transmetohen 20 episodet e para të këtij emisioni.

Kanali i tij “Ryan ToysReview” ishte bërë i famshëm në vitin 2015, me një video ku ai hapte disa lojëra dhe bënte kritikën e tij mbi filmin kinematografik “Cars” nga Pixar. Që nga ajo ditë kanali i tij u shndërrua në perandori me karaktere dixhitale.

YouTuberi  7 vjeçar i cili fiton 24 milion dollarë në vit post

Shpesh herë ai realizonte kritika mbi disa ushqime dhe kishte nënshkruar mbi 40 kontrata për të përdorur imazhin e tij. Ai tashmë ka një seri të tërë prodhimi lojërash.

Sipas revistës Forbes, Vitin e kaluar ai ishte renditur në krye të gjithë YouTuberave, në mbarë botën, duke fituar shumën më të madhe monetare. Sipas revistës Forbes, pjesa dërrmuese e fitimeve të tij e kanë prejardhjen nga reklamat në këto video. Kjo shumë arrin shifrën prej 18.5 milion dollarësh, ose 96% të fitimeve të tij në përgjithësi.


Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat