Connect with us

Shkencë

Zbardhet misteri i Antikrishtit , shkencëtarja deklaron se njeh identitetin e djallit

Published

on

Zbardhet misteri i Antikrishtit , shkencëtarja deklaron se njeh identitetin e djallit

Sipas biblës kristiane, Antikrishti (Djalli), i cili shfaqet në bibël me numrin 666, ku përshkruhet se si ai që do të realizojë një profeci biblike duke luftuar me forcat e zotit gjatë ditës së Apokalipsit. Megjithatë, sipas teorisë së një akademikeje, Djalli ka fytyrë dhe emër.

Profesoresha e Religjioneve të lashta mesdhetare, Kim Haines Eitzen, e cila është specializuar në krishterizimin e lashtë dhe judaizmin. Ajo thotë se numri i Djallit (666) i cili përmendet në Biblën e Apokalipsit, mund ti referohet një personi. Kjo studiuese pretendon se shenja 666 i referohet perandorit Neron. Historia e saj është transmetuar në një serial të Netflix i cili paraqitet nga Morgan Freeman.

Sipas akademikes, edhe pse pjesa e fundit e Dhiatës së Re përshkruan me detaje ditët e fundit të kësaj bote, konsiderohet një lexim fetar me një sërë simbolesh. Sipas saj ky është paralelisht dhe një dokument politik.

«Bëhet një referencë politike për shkaqet e së keqes dhe se kush është përgjegjës për këtë. Ekziston një teori e fortë se numri 666 i përket Neronit. Perandorit Romak i cili kishte mbajtur fronin nga viti 54 deri në viti 67 pas vdekjes së krishtit», theksoi ajo. Më tej ajo kishte theksuar se «nëse dikush zbatonte vlerat numerike në emrin Kaiser Neron, duke i shtuar ato, atëherë rezultati del 666.

Profesoresha tha se në disa versione të tjera të biblës dhe apokalipsit, Bishës i atribuohet numri 616. Fakte të cilat funksionojnë si një konfirmim tjetër i teorisë së saj.

«Mund të mendojë gjithkush se ky numër eliminon mundësinë për të qenë Neroni. Pjesa interesante me këtë çështje është se kjo ndihmon në konfirmimin e identitetit të Neronit. Kjo është një shifër që del vetëm kur shkruhet emri i Neronit në Latinisht», theksoi ajo gjatë këtij dokumentari.


Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report