Zbardhet misteri i armëve të ushtrisë së lashtë kineze Terracotta

Komuniteti shkencor kishte disa dekada që kërkonte të zbardhte misterin e armëve të ushtrisë së lashtë kineze “Terracotta“. Si ishte e mundur që armët e tyre prej brunxi shkëlqenin edhe pse ishin të mbuluara për disa mijëra vitesh.

Një studim ndërkombëtar ja ka dhënë përgjigjen kësaj pyetje duke hedhur poshtë teorinë se: «mjeshtërit Kinezë kishin përdorur një teknologji të avancuar për të mirëmbajtur këto armë duke përdorur kromin si bazë».

Gjendja e mrekullueshme e këtyre armëve, midis të cilave ka shigjeta, shpata dhe shtiza ka ndodhur për shkak të faktorëve të tokës ku ishin mbuluar. Ky vend ishte i pasur pe kallaj dhe kishte një përbërje të favorshme për mirëmbajtjen e metaleve.

Sipas një publikimit të Reuters, shkencëtaret kishin përfunduar në këtë konkluzion pas analizimit të 464 armëve nga terreni ku kishin mbuluar.

Shkencëtarët kishin zbuluar një përbërje kromi në armët e tyre por siç ishte konstatuar më vonë: «mjeshtërit Kinezi kishin përdorur një llak i cili përmbante kromin në nivele të larta.

Gjetja e kësaj substance në sipërfaqen e këtyre armëve, kishte bërë shumë njerëz të besonin se: «Kinezët kishin përdorur një teknologji të avancuar». Kjo konsiderohej si një metodë revolucionare për atë kohë pasi kjo metodë është zbuluar në shekullin e 20-të.

Marcos Martinón-Torres, anëtar i ekipit shkencor tha se: «Kinezët kishin lyer statujat me një lloj llaku përpara se ti lyenin ato me bojë». «Konsiderojmë se ata i kishin lyer me llak dhe copat ishin të gërryera», tha ai.

«Në thelb, ne treguam se armët e “Ushtrisë prej Balte” janë mirëmbajtur në gjendje të shkëlqyer, por nuk ekziston asnjë provë që kjo lidhet me diçka më tepër përveç fatit», theksoi ai duke vënë në dukje kromi nuk kishte kontribuar në të njëjtën mënyrë për mirëmbajtjen e statujave të ushtrisë prej balte.


Reklama

Beni nje koment

Jul lutem shtoni komentin tuaj
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu