Connect with us

Bota

Zbulimi që hedh dritë mbi misterin e Arkës së Noas

Published

on

Zbulimi që hedh dritë mbi misterin e Arkës së Noas featured

Një dokumentar që është transmetuar nga Amazon Prime pretendon se ekzistojnë prova për ekzistencën e Arkës së Noas. Sipas këtij dokumentari Arka e Noas ekzistonte në realitet dhe mesa duket është zbuluar në Irak, sipas një botimi të revistës Britanike Mirror. Ndërtimi gjigand u përdor për të shpjeguar se si u krijuan kaq shumë gjuhë njerëzore.

Nëpër tregime dhe zanafilla, Kulla e Babelit ishte një ndërtesë e lartë e cila shërbente si një qendër politike në Mesopotami. Kjo kullë ishte ndërtuar me qëllim rritjen e famës dhe pushtetit të popullit, të ndërtuesve të tij deri në qiell.


Zbulimi që hedh dritë mbi misterin e Arkës së Noas post

Megjithatë, për shkak të një mallkimi, Perëndia ngatërroi gjuhët e ndërtuesve duke bërë të pamundur përfundimin e saj, dhe ata u shpërndanë nëpër botën e njohur të asaj kohe.

Në dokumentarin me titull «Komploti i Biblës», i cili zgjat plot 67 minuta, ekziston një teori se: «në provincën e Babilonisë, Irakut, ekziston një zbulim që përshtatet me historinë».

Prezantuesit e këtij dokumentari dhe disa arkeologë besojnë se mbetjet e zbuluara përputhen me përshkrimin e Kullës së Babelit. Kjo ndodh për shkak të zbulimit të një rreshti cilindrash i cili rrethohet nga tulla të djegura.

Në të njëjtin dokumentar pretendohet se «biri i vërtetë i perëndisë nuk ishte Jezusi, por një filozof grek». Sipas këtij dokumentari «Apolloni ringjallte të vdekurit dhe ndryshe nga rasti i Jezusit, ekzistojnë prova dhe dëshmi se ai ishte një rast i vërtetë».



Ekzistojnë shumë informacione mbi këtë person. Këto informacione janë zbuluar në disa burime të ndryshme por asnjëherë në libra të kishës. Emri i tij është Apollonio dhe kishte lindur gjatë shekullit IV ose V në Tuanea të Kapadokisë.


Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat