Connect with us

Shtetet e Bashkuara

Zbulohen detaje historike mbi Shtëpinë e Bardhë

Published

on

Zbulohen detaje historike mbi Shtëpinë e Bardhë

«Me datë 24 Gusht të vitit 1814, forcat Britanike kishin djegur Shtëpinë e bardhë, duke lënë vetëm muret e jashtme në këmbë. Në një moment, gjatë muajve në vazhdim, përpara se të fillonin restaurimet në Shtëpinë e Bardhë gjatë muajit Mars të vitit 1815, George Munger kishte pikturuar një pikturë ku përshkruhej pamja e jashtme e Shtëpisë së Bardhë.

Një nga detajet më të veçanta ishte një kabull që formon shkronjën “S”, i cili duket në çatinë e shtëpisë së djegur. Edhe pse ky ngjante një gabim, Willian Kloss kishte shpjeguar se ky kabull ishte pjesë e sistemit anti-rrufe, i cili ishte instaluar dikur në çatinë e Shtëpisë së Bardhë. Kabulli ishte shkulur nga shkatërrimi i pushtimit ushtarak.

Familja e Munger-it e mbante akoma këtë pikturë, bashkë me një pikturë tjetër të ngjashme, në të cilën shfaqet kryeqyteti i Amerikës gjatë asaj periudhe, para 200 vitesh.

Kjo pikturë ishte blerë nga Shtëpia e Bardhë për koleksionin e saj në vitin 2001. Ndërsa piktura tjetër që tregonte Uashingtonin e asaj kohe ishte blerë nga Kongresi Amerikan.


Më të lexuarat