Connect with us

Shkencë

Zbulohen fosile 66 milion vjeçare nga epoka e Apokalipsit

Published

on

Zbulohen fosile 66 milion vjeçare nga epoka e Apokalipsit

Disa gërmime në zonën Bauman në Dakotën Veriore të Shteteve të Bashkuara kanë sjellë në dritë një koleksion të mahnitshëm fosilesh të cilat ishin të mbuluara nga disa gurë të rënë nga qielli. Me sa duket, këto shkëmbinj kishin rënë nga qielli pas shpërthimit të tyre në ajër për shkak të presionit që ushtrohet në atmosferë.

Këto fosile kishin dhe shenja të përmbytjes nga uji, ndoshta për shkak të ndonjë cunami të madh. Besohet se pas përplasjes së asteroidit me diametër 12 kilometra ishte shkaktuar një mega-cunami.

Dymbëdhjetë studiuesit, të cilët kryesohen nga paleontologu Robert De Palma, nga Universiteti i Kansasit, do të bëjnë një publikim në revistën e Akademisë Kombëtare të Shkencave (PNAS).

Ata besojnë se për herë të parë do të kenë mundësinë të studiojnë të dhënat sipas radhës që kishin ndodhur. Domethënë, parashikohet që studiuesit të kenë mundësi të zbulojnë se ç’kishte ndodhur disa momente pas përplasjes së asteroidit gjigand në Gjirin e Meksikës aktuale.

Përplasja e asteroidit kishte krijuar një krater me një diametër prej 200 kilometrash

Përplasja e këtij asteroidi kishte krijuar kraterin Chicxulub në gadishullin Yucatan. Ky krater ka një diametër prej 200 kilometrash, i cili ndodhet në një zonë nënujore, 600 metra nën sipërfaqen e detit.

Shkencëtarët kishin përçmuar moshën e fosileve që kishin zbuluar në Dakota dhe kishin përfunduar në konkluzionin se ato ishin të një moshe 65.67 miljon vitesh.  Kjo moshë përputhet me epokën e kohës së asteroidit gjigand që shkaktoi zhdukjen e dinozaurëve.

Supozohet se kjo përplasje kishte shkaktuar një tërmet 10-11 ballësh në gjithë botën. Gjithashtu, gjatë përplasjes ishin dyndur miliarda tonelata gurësh të shkrirë dhe të tretur në çdo drejtim dhe në një distancë prej mijëra kilometrash.

Fosilet e peshqve që ishin gjetur, kishin gushën e mbushur plot me copa të tilla prej qelqi, me diametër deri në pesë milimetra. Mendohet se këto copa kishin rënë masivisht si topa të zjarrtë me një shpejtësi prej 150 deri  300 km/h. Copa të tilla, të cilat mendohet se kishin shkaktuar zjarret nëpër pyje,  ishin zbuluar dhe në fosilet e pemëve.

Ndoshta mund të ketë marrë dhe 17 orë derisa cunami gjigand të arrinte nga Meksika në Dakota. Në një zonë që dikur ishte det dhe sot është një shkretëtirë, pikërisht në këtë zonë ishin zbuluar dhe këto fosile.


Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat