Connect with us

Bota

Zbulohet krijesa e mistershme në Kaliforni

Published

on

Zbulohet krijesa e mistershme në Kaliforni featured

Një lloj peshku gjigand kishte dalë në brigjet e Kalifornisë jugore gjatë javës së kaluar. Studiuesit e “UC Santa Barbara’s Coal Oil Point Reserve” të cilët po studiojnë këtë krijesë, kishin supozuar se bohej fjalë  për një specie të veçantë peshku. E vërteta ishte shumë më e veçantë. Një fenomen tepër i rrallë !

Siç u vërtetua, bëhet fjalë për një specie të peshqve që nuk ishin zbuluar kurrë më parë në Amerikën e Veriut dhe i përkisnin species « hoodwinker sunfish». Biologu detar i “Auckland War Memorial Museum” kishte shprehur me siguri të plotë se bëhet fjalë për këtë specie peshqish. Ajo deklaroi se kur e kishte parë kishte mbetur pa fjalë.


Zbulohet krijesa e mistershme në Kaliforni.

Marianne Nyegaard kishte shumë vite që po kërkonte një peshk të tillë. Gjatë këtyre viteve ishin zbuluar raste të tilla në Australi, Zelandë dhe Kili. Sipas saj ekzistonin informacione mbi shfaqjen e këtij lloji në Holandë por kurrë në SHBA.

Zbulohet krijesa e mistershme në Kaliforni, një peshk i rralë që nuk ishte parë kurrë në SHBA

Ekzistojnë pesë lloje të ndryshme të kësaj specieje të cilat jetojnë në zona të ndryshme të planetit tonë. Për këtë arsye është kaq e veçantë që ky peshk u zbulua në Kaliforni.

Ajo deklaroi se ishte shumë interesante të zbulonin se si kishte përfunduar në ujërat Amerikane dhe për cilën arsye ishte detyruar të emigrojë nga Ekuadori. Supozohet që ky lloj peshku ka udhëtuar deri aty nga Kili.

Jessica Nielsen, një punonjëse e Coal Oil Point Reserve, ishte impresionuar kur kishte parë nga afër peshkun e ngordhur. «Është krijesa më e admirueshme që kam parë të dalë në breg gjatë viteve të fundit», kishte thënë në një deklaratë nga UC Santa Barbara.

«Është peshku më i çuditshëm që kam parë ndonjëherë», kishte thënë një nga kolegët e saj në Universitetin e Santa Barbaras, Thomas Turner. Madje, për të demonstruar se sa i madh ishte ky peshk, ai kishte hapur duart e tij për ta matur por nuk kishte arritur të mbulonte përmasat e tij.

«Nuk ka as dhëmbë dhe as bisht, ka vetëm një boshllëk në gojën e tij», kishte thënë ai duke përshkruar atë që shikonte përpara tij.



Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat