Connect with us

Shkencë

Zbulohet planeti kufomë i cili vërtitet rreth vrimës së zezë

Published

on

Zbulohet planeti kufomë i cili vërtitet rreth vrimës së zezë

Ajo çka ka mbetur nga eksoplaneti, vazhdon të rrotullohet rreth ylli të tij të vdekur bashkë me mbetjet e eksoplanetëve më të vegjël, të cilët janë shkatërruar plotësisht. Këto planetë kanë formuar një disk me copat e tyre dha vazhdojnë të përplasen me njëri tjetrin rreth yllit të vdekur, i cili tashmë është transformuar në një vrimë të zezë.

Kufoma planetare, dikur pjesë e një planeti më të madh, nuk është shkatërruar deri sot sepse përmban sasi të mëdha hekuri dhe nikeli. Astronomët nuk kanë përjashtuar mundësinë që ky zbulim mund të jetë një dritare në të ardhmen e sistemin tonë diellor dhe Tokës. Kjo mund të ndodhë në sistemin tonë diellor pas 6 miliard vitesh.

Studiuesit ndërkombëtarë, të kryesuar nga Dr. Christopher Manser i departamentit të fizikës në Universitetin Britanik të Warwick, i cili ka bërë këtë zbulim me ndihmën e teleskopit të madh në ishujt spanjollë në La Palma, kishin bërë këtë publikim në revistën «Science».

Ylli nënë është në xhuxh i bardhë, një yll që ka konsumuar të gjitha lëndët e tij djegëse dhe ka eliminuar të gjitha predhat e jashtme të atmosferës së tij me një shpërthim të tipit Super Nova, duke mbajtur vetëm një bërthamë të dendur. Ky yll po ftohet dalë e ngadalë.

Mbetja planetare mund të ketë një diametër deri në disa qindra kilometra, domethënë në përmasat e asteroideve më të mëdhenj të sistemit tonë diellor. Kjo është hera e dytë që astronomët zbulojnë një eksoplanet që rrotullohet rreth një xhuxhi të bardhë. Ata mendojnë se në të ardhmen do të zbulojnë shumë raste të tilla.

Ylli i vdekur, dikur ishte dy herë më i madh se dielli ynë

«Ky yll fillimisht kishte përmasa kolosale, ishte rreth dy herë më i madh se dielli ynë, por tashmë xhuxhi i bardhë ka vetëm 70% të mazës diellore. Gjithashtu, ai është shumë më i vogël në përmasa, pothuajse i njëjtë me tokën. Kjo do të thotë se ky yll është shumë i dendur.

Graviteti i tij është kaq i fuqishëm, rreth 1000 herë më i madh se ai i tokës. Nëse një asteroid do ti afrohej këtij ylli, do të copëtohej nga graviteti i tij, akoma edhe nëse do të kalonte afër xhuxhit të bardhë». deklaroi Christopher Manser.

«Mbetja e eksoplanetit që kemi zbuluar gjendet nën ndikimin e thellë të xhuxhit të bardhë. Ky planet ndodhet shumë më afër nga sa prisnim të gjejmë ndonjë gjë të gjallë.

Kjo mund të jetë e mundur sepse ajo që ka mbetur nga ky planet është shumë e dendur dhe ka një forcë të brendshme që e përmban të bashkuar. Për këtë arsyer ne mendojmë se përbëhet nga një përqindje e lartë hekuri dhe nikeli», deklaroi një nga studjuesit.

Siç kishte thënë Manser, ky zbulim ndoshta na lejon të formojmë një ide për të ardhmen tonë të largët. «Në sistemin tonë diellor, dielli dikur do të transformohet në një gjigand të kuq dhe do të zmadhohet si top, duke arritur aty ku sot është orbita e tokës.

Domethënë duke zhdukur tokën dhe disa planet të tjerë. Marsi dhe planetët tjerë më të largët do të mbijetojnë dhe orbitat e tyre do të spostohen më larg», kishte thënë ai.

«Ekziston një teori se pas 5 -6 miliard vitesh, në vend të diellit do të ekzistojë një xhuxh i bardhë. Rreth e përqark tij do të lëvizin vetëm Marsi, Jupiteri, Kroni dhe planetët e tjerë të largët. Gjithashtu, do të mbijetojnë kometat dhe asteroidet», shtoi ai.


Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report