Connect with us

Greqi

Zbulohet rrjeti i trafikut të organeve në aeroportin “Macedonia” të Greqisë

Published

on

Zbulohet rrjeti i trafikut të organeve në aeroportin Macedonia të Greqisë

Punonjësit e doganës në aeroportin “Macedonia” kishin arritur të zbulonin një organ njerëzor, i cili ndodhej i ambalazhuar në një kuti. Ky ishte suksesi i radhës në lufton kundër trafikut ilegal të organeve njerëzore.

Gjatë kontrollimit të bagazheve të linjës Moskë-Selanik, punonjësit e doganës B kishin zbuluar një kuti të modifikuar prej kartoni. Kjo kuti përmbante organin e mbështjellur me akull dhe një tabelë të shkruar në Rusisht.

Kjo kuti ishte e modifikuar me një shtresë polisteroli. Në brendësi të kësaj kutie ishte mbështjellur një organ njerëzor, i cili kishte ardhur nga Shtetet e Bashkuara.

Sipas deklaratës së autoriteteve Greke, organi ishte sterilizuar përdoret shpesh në kirurgjitë që kanë lidhje me transplantim për sëmundjet e syve. Organi ishte i gatshëm për tu transplantuar.

Punonjësit e aeroportit kishin sekuestruar menjëherë organin njerëzor nën akuzën e trafikut ilegal të organeve. Kjo kishte ndodhur pasi transportimet e këtyre organeve duhet të shoqërohen me dokumente përkatëse të cilat lëshohen nga Organizata Kombëtare për Transplantimet.

Në këtë rast organi nuk shoqërohej nga asnjë dokumentacion dhe prandaj ishte arrestuar transportuesja e kësaj kutie. Ajo kishte deklaruar se e kishte marrë si përcjellëse udhëtimi, e cila do të merrte disa të huaj nga Selaniku dhe ti çonte në Korfuz.

Ajo tha se thjesht po shërbente një klientin e saj, i cili i kishte thënë se po transportonte ilaçe. Ajo ishte urdhëruar të dorëzonte këtë kuti tek një punonjëse e një zyre turistike. Tashmë çështja ka marrë rrugën e drejtësisë.


Më të lexuarat